Arafat Shabani - zëvendësministër për arsim dhe shkencë
Arafat Shabani lindi më 20 mars 1976.
Në periudhën 1995 - 1999 në Universitetin “Shën Kirili dhe Metodi" - Shkup, diplomoi në Fakultetin Filozofik ,psikolog i diplomuar.
Në periudhën 1998-2001 realizoi arsimim profesional në psikoterapi (psikoterapi integruese) në Qendrën për Zhvillim, Konsulencë dhe Psikoterapi.
Në Fakultetin Filozofik në Universitetin e Prishtinës, Kosovë, në 2002 mori titullin pedagog i diplomuar.
Në vitin 2003 diplomoi në Katedrën e Sociologjisë në Fakultetin për Trajnim të Mësuesve në Universitetin e Evropës Juglindore dhe mori titullin sociolog i diplomuar.
Në vitin 2005 magjistroi në psikologjinë sociale në Universitetin Shën Kirili dhe Metodi. Në të njëjtin universitet në vitin 2006 kryen studimet e magjistraturës për paqë dhe zhvillim.
Në vitin 2008 mori titullin Doktor i Shkencave Psikologjike në Universitetin e Evropës Juglindore dhe Universitetin e Indianës në SHBA.
Në periudhën 2008 - 2013 ushtroi detyrën e docentit-profesor i psikologjisë pedagogjike dhe metodologjisë së mësimdhënies në Fakultetin e Gjuhëve, Kulturave dhe Komunikimit në Universitetin e Evropës Juglindore.
Nga viti 2013 deri në vitin 2018 është profesor i çrregullt i psikologjisë pedagogjike në të njëjtin fakultet.
Nga viti 2018 caktohet profesor i rregullt i psikologjisë pedagogjike dhe menaxhimit në arsim.
Në periudhën 2016- 2018, kryen detyrën e Prodekanit në Fakultetit e Gjuhëve, Kulturave dhe Komunikimit në Universitetin e Evropës Juglindore,ndërsa nga viti 2019 deri në vitin 2020 detyrën e dekanit në të njëjtin fakultet.
Nga shtatori i vitit 2020, kryen detyrën Zëvendësministër i Arsimit dhe Shkencës.
Gjatë karrierës së tij të pasur profesionale ka qenë i angazhuar në disa fusha profesionale,përkatësosht në një numër projektesh brenda dhe jashtë vendit.
Si këshilltar profesional dhe anëtar i komisioneve të ekspertëve, ka qenë vazhdimisht i angazhuar në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës.Nga viti 2011 deri në 2013 ishte këshilltar i Zëvendës Kryeministrit për Çështjet Evropiane të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Arafat Shabani gjithashtu ligjëron si profesor në Universitetin Shtetëror të Tetovës, në Universitetin FAMA në Prishtinë dhe në Fakultetin Pedagogjik në Universitetin e Prishtinës.
Është president i Qendrës për Udhëheqje Profesionale në UEJL dhe nënpresident i Institutit për Demokraci dhe Zhvillim.
Përvoja e ekspertit në psikologji, pedagogji, sociologji, të mësuarit e shërbimeve, menaxhim të ciklit të projekteve, këshillat dhe koordinimi me politikat bënë që të asiston në një numër të madh projektesh në vend dhe rajon, por edhe në vendet e Bashkimit Evropian dhe SHBA.
Është autor i një numri punimesh profesionale të botuara në vend dhe jashtë.
Flet gjuhën shqipe, maqedone, angleze, sërbe, kroate dhe turke.
Është i martuar.