Agim Nuhiu – zëvendës ministër i drejtësisë
Agim Nuhiu lindi në vitin 1977 në f. Sllatinë - Tetovë.
Ka diplomuar në Fakultetin Juridik në Universitetin e Tetovës, ndërsa ka magjistruar në të Drejtën Civile në Fakultetin Juridik në Universitetin e Tiranës dhe në Fakultetin Juridik në Universitetin e Prishtinës.
Ai ka punuar si profesor inordinar në Fakultetin Juridik në "Universitetin Shtetëror" në Tetovë. Në vitin 2015 bëhet Prodekan i Shkencave në Universitetin Shtetëror në Tetovë.
Ka qenë anëtar i Këshillit për akreditimin e institucioneve të arsimit të lartë.
Në vitin 2011 ka qenë anëtar i Komitetit këshillëdhënës për zbatimin e "Marrëveshjes Kornizë të Ohrit". Në periudhën nga viti 2011-2015 ka qenë anëtar i Komisionit për Mbrojtjen nga diskriminimi.
Ai ka pasur disa angazhime profesionale dhe shkencore në lidhje me sistemin gjyqësor, të drejtën ndërkombëtare dhe të drejtat e njeriut.
Brenda karrierës së tij politike në vitin 2016 bëhet Zëvendës Ministër i Brendshëm, ndërsa në vitin 2017 emërohet Ministër i Brendshëm në Qeverinë e Përzhinos.
Në periudhën nga viti 2017 – 2020 merr detyrën e Zëvendës Ministrit të Brendshëm, ndërsa në vitin 2020 shtrues detyre i Ministrit të Brendshëm në Qeverinë e Përzhinos.