Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë Veriut, Zoran Zaev mbajti fjalim në ngjarjen në të cilën u prezantua Plani nacional për riintegrim, risocializim dhe rehabilitim të ushtarëve të kthyer nga ushtritë e huaja dhe anëtarëve të familjeve të tyre.
Fjalimin i Kryeministrit Zaev, në prani të ambasadorit të Mbretërisë së Holandes, Dirk Jan Kop, të zëvendësshefit të misionit në Ambasadën e SHBA-ve në vendin tonë, Xhenifer Litëllxhon, shefit të misionit të OSBE-së, Klemens Koha, si dhe para përfaqësuesve të Organizatës Ndërkombëtare për Migrime (IOM) dhe zyrës së Koordinatorit nacional për parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm dhe luftën kundër terrorizmit, ua përcjellim në tërësi:
Lufta kundër terrorizmit, radikalizimit dhe ekstremizmit të dhunshëm dhe mbrojtja e sigurisë kombëtare dhe sigurisë së të gjithë qytetarëve të vendit tonë, janë në krye të prioriteteve të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Republika e Maqedonisë së Veriut, si anëtare e Koalicionit Global për luftën kundër ISIS dhe me marrëveshjet, deklaratat dhe konventat ndërkombëtare të nënshkruara, siç është Plani i përbashkët i veprimit i BE-së kundër terrorizmit në vendet e Ballkanit Perëndimor, punon në partneritet me miqtë tanë ndërkombëtarë për mbrojte dhe siguri rajonale, si dhe promovimi i të drejtave dhe lirive të njeriut të të gjithë qytetarëve të saj, përfshirë ata personat që ishin ndjekës të ideologjive radikale, vendosën të largoheshin nga vendi dhe shkuan të luftonin në anën e Shtetit Islamik në Siri dhe Irak.
Me krijimin e Komitetit nacional për parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm dhe kundër terrorizmit dhe miratimin e strategjive nacionale për parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm dhe luftë kundër terrorizmit, Republika e Maqedonisë së Veriut shprehu hapur angazhimin e saj për zbatimin e të ashtuquajturës qasje të gjerë qeveritare dhe shoqërore në luftën me ekstremizmin dhe terrorizmin më të fuqishëm, në ballafaqimin me këto fenome të sigurisë, përfshirë fenomenin e luftëtarëve të huaj.
Qeveria e Maqedonisë së Veriut e trajton fenomenin e luftëtarëve të huaj terroristë - të kthyer, në përputhje me standardet ligjore ndërkombëtare. Praktikat dhe marrëveshjet e vendosura për trajtimin ligjor, por në të njëjtën kohë human të kësaj kategorie të personave.
Mund të them se ne jemi të kënaqur me mënyrën se si institucionet tona deri më tani janë ballafaquar me fenomenin e luftëtarëve të huaj, sepse ata ishin në mënyrë adekuate ligjore të procesuar në sistemin penal juridik dhe përballeshin me dënimet e parashikuara me burg në përputhje me sistemin tonë ligjor.
Por ajo që do të jetë sfiduese në të ardhmen është të vlerësojmë nëse mënyra se si institucionet do të trajtojnë ata që kanë vuajtur dënimet me burg dhe anëtarët e familjeve të tyre dhe mënyra se si ata pranohen dhe integrohen përsëri në bashkësitë e tyre lokale, do të sigurojë efektet e nevojshme në procesin e ri-angazhimit të individëve të radikalizuar, pa cenuar sigurinë e ambientit më të gjerë.
Kjo është arsyeja pse Qeveria vitin e kaluar themeloi Grupin ndërministror të punës për riintegrimin e luftëtarëve të huaj terroristë. Grupi i punës mori mandat të përpilojë një plan të saktë veprimi për institucionet gjatë sigurimit të trajtimit adekuat shëndetësor, arsimor, psikosociale, socio-ekonomik, sigurisë dhe trajtimit ligjor për këtë kategori të qytetarëve tanë, duke u kujdesur që të mos stigmatizohet nga bashkësitë më të gjera.
Me këtë rast, unë do të doja të falënderoja partnerët tanë dhe donatorët nga bashkësia ndërkombëtare të cilët deri më tani i kanë dhënë mbështetje të jashtëzakonshme Qeverisë dhe Komitetit Kombëtar në zbatimin e strategjive kombëtare për parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm dhe luftën kundër terrorizmit. Shpresoj për një bashkëpunim më të fortë në fushën e riintegrimit të luftëtarëve të huaj terroristë sepse ata mund të paraqesin një kërcënim sigurie jo vetëm për Republikën e Maqedonisë së Veriut, por edhe për rajonin më gjerë.
Unë do të doja të përgëzoja Koordinatorin kombëtar dhe anëtarët e grupit ndër-ministror të punës për përgatitjen e planit i cili vlerësohet shumë nga një ekip ekspertësh ndërkombëtarë dhe që siguron një bazë solide për trajtimin ndër-agjensor të secilit rast individualisht.
Plani Kombëtar për riintegrimin, risocializimin dhe rehabilitimin e të kthyerve nga ushtritë e huaja dhe anëtarët e familjeve të tyre u miratua në qershor të vitit 2020. Plani riafirmon angazhimin për ndërtimin e një shoqërie të sigurt për të gjithë dhe merr përsipër të investojë në zbatimin e të ashtuquajturës qasje e butë në trajtimin e fenomenit të të kthyerve të huaj terroristë.
Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut do të vazhdojë me mbështetjen duke siguruar kushtet e nevojshme për zbatimin e mëtejshëm të aktiviteteve të këtij Plani nacional.
Zhvillimi dhe implementimi i programeve për riintegrim, risocializim dhe rehabilitim të luftëtarëve të huaj terroristë të kthyer është një sfidë për shoqëritë perëndimore shumë më të zhvilluara, por shpresoj që modeli ynë i riintegrimit të japë rezultatet e dëshiruara të cilat pas 2 ose 3 vjetësh do t’i mirëpresim bashkërisht si pozitive.