Zaev: Kjo Qeveri mundëson konsultim të gjerë për çështjet strategjike në interes të qytetarëve, por nuk do ta lejojmë nga kjo të bëhet profit politik partiak

“Për atdheun me dashuri” është iniciativa për konsultime për çështjet e rëndësishme në interes të vendit me një listë të gjerë në të cilën janë kyçur persona me ekspertiza të ndryshme dhe nga burimet e ndryshme politike, njoftoi Kryeministri Zaev në intervistën për Sllobodna TV.

“Kjo është ide dhe ofertë e zëvendëskryetarit të Qeverisë i ngarkuar për çështje ekonomike Bytyqi me të cilën jam i njohur. Iniciativa është në harmonizim me qasjen e hapur të kësaj Qeverie për proces inkluziv kur janë në pyetje çështje të rëndësishme strategjike në interes të qytetarëve dhe të shtetit. Unë gjithmonë kam pasur dhe kam ofertë të hapur deri te opozita për shqyrtimin e përbashkët të iniciativave të mëdha, por nuk pranoj në fokusin e asaj oferte të jetë interesi i vogël partiak  dhe përfitimi politik. Si ofertë më e re është të bisedojmë për Ligjin për Qendrën Klinike dhe jemi të gatshëm t’i dëgjojmë mendimet e të gjitha palëve për të arritur zgjidhjen më të mirë dhe më efektive për objekt të tillë strategjik në shëndetin publik”, tha Kryeministri Zaev në intervistën Sllobodna TV.