Në pyetjen e gazetarëve se opozita fajëson se 1 milion euro është çmim i lartë për ndërtimin e bulevardit “Goce Dellçev” në Prilep që sot u lëshua në përdorim, Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev theksoi se është e pakrahasueshme kur projektet e tilla në interes më të madh të qytetarëve shihen në krahasim me shpenzimet joproduktive të parave të qytetarëve që i bënte VMRO-DPMNE.
“Ky bulevard është 800 herë më i lirë se Shkupi 2014 dhe 60 herë më i lirë se objekti i VMRO-DPMNE-së që është mbi 60 milionë euro. Është më i lirë edhe se luani në Shkup për të cilin u paguan 1,4 milion euro ose nga gardhet e floririt në Shkup prej 1,8 milionë euro. Ato janë para edhe të qytetarëve të Prilepit. Ky bulevard, në infrastrukturën e tij nëntokësore, me dy korsi në të dy drejtimet, me një rrip të gjelbër, me një shteg biçikletash dhe shëtitore përgjatë bulevardit në zemër të Prilepit, është ndërtuar mbi baza konkurruese, me kursime për të cilat në vend të 36 milionë denarëve është blerë për 22 milionë. Ky është ndërtim shekullor. Kjo mbetet për të gjitha gjeneratat e ardhshme dhe është e pakrahasueshme me shumë prej përmendoreve nga Shkupi 2014. Fatkeqësisht, vetëm të tilla janë krahasimet që mund ti bëjmë”, theksoi Kryeministri Zaev.
Zaev njoftoi se vazhdon mbështetja e komunave dhe në atë drejtim njoftoi për projektet e reja në Prilep që do të mbështeten nga Qeveria.
“Dua të njoftoj se në këtë moment po transferohen 4,5 milionë derrarë për përpunimin e projektit për teatrin i cili vitin e ardhshëm do të fillojë të ndërtohet në Prilep, 6 milionë denarë do të ndahen për shtegun “1 maj”, 54 milionë denarë tjera për dy projekte për rikonstruimin e tubacionit kryesor të sistemit të furnizimit me ujë nga livadhi Pashaliska deri në kapanxhën në Prilep dhe për furnizimin me ujë të manastirit Treskavec. Në muajin mars do të fillojë zbatimi i gazifikimit sekondar në Prilep sepse kaloi faza e parë për të cilën kemi ofertë nga dy kompani të mëdha dhe Prilepi është mes qyteteve të para sepse këtu tani më është gati tubacioni kryesor nga gazsjellësi magjistral. Në mënyrë intensive po punohet në rrugën Veles-Kavadar-Prilep përmes Drenovës”, theksoi Kryeministri Zaev dhe shtoi se ua vlen të investohet në projekte të tilla infrastrukturore. Këtu të shkojnë paratë e qytetarëve sepse kjo infrastrukturë është përfitim afatgjatë që zgjidh çështje të mëdha për qytetarët, siguron punë për kompanitë e vendit të cilat nga projektet e tilla japin pagë dhe kanë mundësi investimi nga e cila kthehen paratë në Buxhetin do të vazhdojë mbështetja për ndërtimin e projekteve në Prilep dhe në të gjitha komunat në tërë Republikën e Maqedonisë së Veriut.