Zaev: Në vitin 1943 më 31 dhjetor qytetarët maqedonas nuk i zë gjumi si bullgarë dhe u zgjuan më 1 janar 1944 si maqedonas, por ishin dhe do të jenë maqedonas

“Çdo herë kemi reaguar dhe do të reagojmë. Kjo deklaratë e Karakaçanovit nuk është me shënim apo dokument prekës dhe ja edhe ne po reagojmë publikisht: Në vitin 1943  më 31 dhjetor  qytetarët maqedonas nuk i zë gjumi si bullgarë dhe u zgjuan më 1 janar si maqedonas. Ata janë maqedonas nëpër shekuj. Ndiheshin maqedonas dhe ndihen si maqedonas”, theksoi Kryeministri Zaev në përgjigjen e pyetjes në konferencën për shtyp në lidhje me deklaratën e ministrit të Mbrojtjes së Bullgarisë, Karakaçanov.

“Në frymën e miqësisë vazhdojmë me rrëfim të kujdesshëm, por gjithsesi do të reagojmë për atë që na lëndon drejtpërdrejtë. Ne jemi maqedonas, kemi qenë dhe do të mbetemi maqedonas. I apeloj  Bullgarisë mike, veçanërisht punonjësve social dhe mikut tim Krasimir Karakaçanov të dinë, sa do që të jetë në favor të Bullgarisë, këtu lëndon. Lëndon kur dikush bisedon për ndjenjat e tua, ajo lëndon. Gjithandej nëpër botë, secili ka të drejtë të përcaktohet ashtu si ndihet dhe ashtu si ka vendosur. E drejta jonë për vetëvendosje është e drejtë sovrane. Sovranitetin tonë Bullgaria e ka njohur e para në botë, si vend i parë fqinj që ka njohur pavarësinë e vendit tonë. Nëse bullgarët janë evropianë, atëherë vlerat evropiane duhet t’i respektojnë të drejtën tonë të identitetit si maqedonas që flasin gjuhën maqedonase dhe të drejtën tonë për të vendosur dhe mësuar rrënjët tona”, tha Kryeministri Zaev.

Ai theksoi se populli maqedonas ka rrënjë të forta dhe të pakontestueshme në histori dhe në shumë epoka.

“Ne i dimë lidhjet tona me historinë sllave, me alfabetin crilik, me alfabetin glagolik, e dimë rritjen dhe zhvillimin e gjuhës maqedonase dhe kjo në asnjë mënyrë në të vërtetë nuk e vë në dyshim gjuhën bullgare dhe identitetin bullgar. E vërtetë është se kemi histori të përbashkët. Këtë e kemi pranuar. Është e vërtetë edhe ajo se kemi histori të veçantë, të veçantë në të dy vendet. Të jemi të mençur  historinë e përbashkët ta shohim si diçka që na lidh dhe që na bën miq më të mëdhenj, që na mundëson bashkëpunim më të madh, në vend të një gjëje që na ndan”, theksoi Kryetari i Qeverisë Zoran Zaev.

Po ballafaqohemi me një periudhë hidhërimi, tha Kryeministri Zaev, sepse asnjëri nuk shpresonte se Bullgaria mund të na vinte veto.

“Kjo është e dhimbshme, e vështirë, është tragjike, është katastrofale. Sepse pyetja është kush sot e shkruan historinë dhe çfarë historie shkruan. Pas 20 ose 30 viteve do të pyesin gjeneratat e ardhshme çfarë bënë Borisov dhe Zaev, Zaharieva dhe Osmani, Karakaçanov dhe Dimitrov”, theksoi Kryeministri Zaev dhe shtoi se detyra jonë është të hapim perspektiva për qytetarët për periudhën që e kemi përpara dhe të jemi të mençur të kaluarën ta shfrytëzojmë si diçka që na bashkon, ndërsa detajet gjatë historisë t’ua limë historianëve.