Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, përkujton qytetarët, të cilët do të marrin 6,000 denarë mbështetje të njëhershme, mund ta përdorin atë në çdo periudhë pa afate dhe kufizime. Bëhet fjalë për 300,000 qytetarë që do të marrin fondet në një xhirollogari.
Janë para të destinuara për qytetarët që kanë nevojë për mbështetje dhe të njëjtat mund të përdoren pa probleme menjëherë pas pagesës në xhirollogari. Këto mjete janë dhe mbeten për qytetarët. Për më tepër, qëllimi është të mbështetet ekonomia e vendit duke stimuluar konsumin personal.
Kjo masë është nga pakoja e katërt për mbështetjen financiare të kategorive të prekshme të qytetarëve. 6,000 denarë në llogari fitojnë qytetarët me të ardhura të ulëta, pensionistë që kanë të ardhura deri në 15,000 pensionin, përfitues të së drejtës së sigurimeve shoqërore për të moshuarit, të rinj të moshës nga 16 deri 29 vjeç, prindër të vetëm, fëmijë pa prindër dhe kujdes prindëror, artistë dhe persona të tjerë që kryejnë veprimtari në kulturë punonjës të filmit dhe artistëve të estradës. Për këtë masë, e cila do të realizohet përmes pagesës së fondeve në xhirollogaritë ekzistuese të qytetarëve, janë projektuar gjithsej 27.5 milion euro. Në faqen kupuvamdomasno.gov.mk, qytetarët mund të kontrollojnë nëse janë në listë duke shkruar numrin e tyre amë.