Zaev: Me “Aksion 21 – për standarde evropiane në vend” i përshpejtojmë proceset për Maqedoni të Veriut evropiane dhe për të filluar bisedimet me BE-në në çdo kohë

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev mbajti konferencë për shtyp në të cilën i prezantoi projektet dhe programet e “Aksion 21 -  për standarde evropiane në vend!” për vitin 2021.

Fjalimin e Kryeministrit Zaev ua përcjellim në tërësi:

“Të nderuar qytetarë,

Të nderuar përfaqësues të mediave,

Pavarësisht nga fakti që BE ka dërguar sinjal të keq për zgjerimin, ne të gjithë, si shtet, si qeveri dhe si popull, mbetemi të përkushtuar në të njëjtën udhë strategjike. Nuk ka devijim nga aspiratat për të arritur qëllimet strategjike që janë vendosur unanimisht dhe që gjithmonë kanë gëzuar mbështetje të gjerë: Arritja dhe mbajtja e marrëdhënieve të mira fqinjësore, pjesëmarrja aktive në aleancë si anëtare e NATO-s dhe angazhimi i palëkundur për anëtarësim në BE.

Në vend, nuk do të lejojmë që mossuksesi i BE-së me mosmiratimin e kornizës negociuse, të shkaktojë stopimin e reformave të brendshme. Përkundrazi, me më shumë besim, përkushtim dhe unitet, do të përkushtohemi në ndërtimin e standardeve evropiane në vend.

Ne kemi premtuar anëtarësim të plotë në NATO, ne do ta lëvizim vendin drejt BE-së, me një identitet të mbrojtur maqedonas dhe gjuhë maqedonase! Ne do të vazhdojmë me reformat me një intensitet edhe më të fuqishëm.

Sot, kam nderin të prezantoj disa nga projektet dhe programet kryesore që do të na okupojnë vëmendjen dhe kohën vitin e ardhshëm. Këto projekte të mëdha dhe të rëndësishme, të brendshme, maqedonase janë pjesë e "Aksion 21 -  për standarde evropiane në vend!”

U bëj thirrje të gjithë funksionarëve të Qeverisë dhe zyrtarëve që të vazhdojnë t'u japin më të mirën qëllimeve që ne kemi vendosur si interesin më të lartë të qytetarëve dhe për të cilat kemi marrë mandat për t'i realizuar. Unë ju bëj thirrje, qytetarë të dashur, bashkohuni me ne, jepni më të mirën tuaj tani, kur ne jemi më të gatshëm për ta bërë jetën tonë në vend më të mirë dhe më të bukur.

Të gjithë bashkë, vazhdojmë ta bëjmë Maqedoninë e Veriut si evropiane, të përgatitur në çdo kohë për të filluar bisedimet me BE-në.

Në “Aksion 21” kyçim 10 prioritete, ndërsa numër 1 në listë është – Pastrimi i gjyqësorit.

Jemi në fund të reforma të thella dhe bazike në gjyqësor përmes pastrimit efikas dhe objektiv të gjyqësorit dhe prokurorisë. Arritëm deri këtu pas një beteje të vështirë me kundërshtarët e drejtësisë. Për disa prej tyre, për Mickoskin, për shembull, në disa raste kemi dëgjuar publikisht se ata janë të vetmit mbrojtjës të krimit - ne e dinim këtë, prandaj ishin kundër Ligjit për Prokurorinë Publike, të cilin si shumicë në pushtet e kaluam në Kuvend.
 

Si rezultat i këtij Ligji, rastet e korrupsionit të lartë janë ekzistojnë dhe ata marrin dhe do të marrin zgjidhje gjyqësore. Zyrtarë të lartë, ministra, tashmë janë duke vuajtur dënimet me burg për krime të rënda. Vitin e kaluar, Këshilli Gjyqësor filloi rreth 80 çështje dhe shkarkoi tetë gjyqtarë. Proceset kanë filluar, nuk ka kthim prapa.

Modeli i pastrimit ose filtrimit është në fazën e tij të fundit. Në të kanë punuar kryesisht përfaqësues të Këshillit Gjyqësor, Këshillit të Prokurorëve Publikë, me mbështetjen e opinionit akademik dhe ata do të jenë ata që do të miratojnë modelin që ata vetë e krijojnë dhe do ta zbatojnë.

 

Do të rishikohen dosje të tëra. Secili gjyqtar do të vlerësohet. Do të ketë një listë të kritereve që do të rishikohen për të gjithë gjyqtarët: Si e zhvilluan procedurën, si paraqitën provat, si u dëgjuan dëshmitarët dhe veçanërisht në lidhje me procedime të caktuara në çështjet që u sollën në vjetërsim me vonesë. Të gjitha këto çështje do të kalohen nga Këshilli Gjyqësor ose Këshilli i Prokurorëve Publikë dhe e gjithë kjo në një kornizë kohore të caktuar dhe transparencë.

 

Ne do të iniciojmë miratimin e ndryshimeve ligjore në bazë të së cilave Prokuroria Publike do të duhet të informojë rregullisht dhe vazhdimisht publikun për punën e saj dhe progresin në rastet që ndiqen nga qytetarët dhe për të cilat ekziston një interes i veçantë publik.

 

Këtu para së gjithash mendoj për lëndët nga krimi i organizuar dhe korrupsioni, si dhe lëndë të tjera në interes publik.

 

I gjithë procesi do të shkojë në faza dhe gradualisht, por do të kontrollohen të gjitha.

 

Në këtë aktivitet është kyçur edhe kontrollli i gjendjes së pronës së gjyqtarëve dhe prokurorëve nga ana e Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit.

 

Paralelisht me këtë proces, në fillimin e vitit të ardhshëm, më së voni në pranverë, pritet të fillojë edhe monitorimi i BE-së për rastet gjyqësore nga profili i lartë, rreth 50 lëndë në vit, në të cilin do të marrin pjesë ekspertë nga jashtë dhe ekspertë vendorë të angazhuar nga BE-së dhe OSBE-së.

 

Ne jemi shtet i së drejtës në rajon e cila nga Bashkimi Evropian kërkoi menjëherë ta fillojë iniciativën për monitorimin e lëndëve gjyqësore lidhur me korrupsionin e lartë. Kjo nuk do të varet nga fillimi i negociatave me BE-në.

I sjellim standardet dhe praktikat evropiane në vend.

 

Prioriteti i dytë është lufta kundër korrupsionit, përmes vendosjes së mekanizmave të qarta për bashkëpunim intensiv mes të gjithë aktorëve kompetent, përmes vullnetit politik dhe përmes motivimit të secilit qytetar, të gjithë ne, të angazhohemi në çrrënjosjen e kësaj dukurie devijuese e cila e kthen shoqërinë pas.

 

E ulëm numrin e ministrave dhe formuam Qeveri efikase, të hapur dhe përgjegjëse, e përgatitur të punojë me përkushtim, vetëm në interes të qytetarëve dhe shtetit.

 

I pamë edhe rezultatet e para. Në bazë të dispozitave të  shkelura nga Kodeksi për sjellje etike e anëtarëve të Qeverisë dhe funksionarëve të emëruar nga Qeveria, u shkarkuan disa drejtorë dhe agjenci qeveritare dhe ndërmarrje publike dhe përbërje e tërë e një komisioni.

 

Hap më tej është rekomandimi ynë që komunat ta rrisin transparencën, sepse kemi rekomandime se qeveria lokale nuk ndjek siç duhet qeverinë qendrore kur bëhet fjalë për hapje dhe transparencë - pra, transaksionet financiare për programet përmes të cilave Qeveria u paguan fonde komunave, investime kapitale, investime të mbështetura nga Banka Botërore, projektet nga fondet nga TAV, do të kushtëzohen nga një përgjegjshmëri e rritur dukshëm e komunave.

 

Cilido që do të thyej ligjin, do të duhet të ballafaqohet me përgjegjësi. Duhet të ketë rend njëherë e përgjithmonë në institucionet.
 

Kjo Qeveri, si asnjë tjetër në historinë e vendit tonë, zbaton transparencë maksimale dhe të tërësishme. Kjo do të thotë standarde evropiane në vend dhe në atë drejtim do të vazhdojmë të përmirësohemi edhe më shumë. Qytetarët kanë të drejtë ta dinë se ku shpenzohen paratë e popullit, si dhe si dhe sa punojnë institucionet dhe të gjithë që shfrytëzojnë  mjetet e buxhetit.

 

Të nderuar,

 

Si politikanë me përgjegjësi, por para së gjithash si qytetarë, u zotuam për luftë të fuqishme dhe pa kompromis për mbrojtjen e ambientit jetësor dhe njoftoj angazhim të fuqishëm në aksionin për ambient të pastër dhe të shëndetshëm, si numër 3 prioritar nga iniciativa Standarde evropiane në vend.

 

Për vitin 2021 në Programin për uljen e ndotjes së ajrit janë paraparë 100 milionë denarë për objekte për komunat për ndërrimin e sistemeve joekologjike për ngrohje, rritjen e efikasitetit energjetik, ripërtërimi i gjelbërimit urban.

 

Deri në 20 herë i rritëm gjobat për shkelje në ambient jetësor dhe sollëm kontroll 24/7 të Inspektoratit Shtetëror për Ambient Jetësor dhe inspektorate lokale, ndërsa përmes rrjetëzimit në kapacitetet lokale i përforcuam edhe ingerencat e tyre. Rezultatet e para i presim që nga fillimi i tremujorit të parë nga viti 2021.
 

Ministria e Ambientit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor punon edhe në Ligj për formimin e policisë komunale në nivel lokal, me të cilën inspektorët e deritanishëm komunal dhe eko-patrullat do të jenë në gjendje që së bashku të ndërmarrin veprime kundër kryesve të veprimtarive të dëmshme.

Në vitin 2021, investimi në zëvendësimin e sistemeve jo-ekologjike të ngrohjes do të vazhdojë dhe deri në vitin 2024, asnjë institucion shtetëror nuk do të përdorë burime ndotëse të energjisë.

 

Nga Buxheti i shtetit do të financohet me 70 milionë euro sistemi ekologjikisht i pastër dhe i shpejtë i autobusëve në Shkup dhe subvencionet dhe zbatimi i projektit të kondicionerëve inverter do të vazhdojë për 5000 amvisëri shtesë.
 

Vitin e ardhshëm, prioritet i lartë është rritja e përqindjes së zonave të mbrojtura natyrore. Këtë vit, filloi procedura për pranimin për shpalljen e një pjese të Maleve të Osogovës si zonë e mbrojtur, si dhe procedura për pranimin për shpalljen e sitit Studençishko Bllato një park natyror dhe një pjesë të Vodnos për zonë të mbrojtur.

 

 

Në vitin 2021 do të vazhdojmë me procedurën që Mali Sharr të zhvillohet si park nacional dhe do të sjelljen plane për menaxhim me parqet nacionale Pelister, Galiçicë dhe Mavrovë, si dhe plane për zonat e mbrojtura.

 

Të dashur qytetarë, ne po hyjmë me aktivitete për të ndaluar përfundimisht përhapjen e COVID-19 dhe për të riparuar dëmet nga kjo krizë globale.

 

Ne kemi bërë pagesë për 833,000 vaksina për një popullsi prej rreth 400,000 qytetarë për vaksina dhe rivaksinim në kuadër të mekanizmit Kovaks.

 

Sipas planit të distribuimit, vaksinat priten në muajt e parë të vitit 2021.

 

Përveç këtij mekanizmi, ne kemi filluar negociatat për furnizim direkt nga kompanitë që prodhojnë vaksinat.

 

Është paraparë një mekanizëm i tretë përmes Bashkimit Evropian, i cili është në procesin e furnizimit të 200 milionë vaksinave për vendet anëtare dhe 100 milionë doza shtesë për vendet evropiane jashtë Unionit. Ne aplikuam për 800,000 doza shtesë nga këto 100 milionë.

 

Po përgatitemi dhe sigurojmë frigoriferë për çdo lloj vaksine dhe për të gjitha temperaturat. Kjo sepse do të ketë më shumë vaksina që sigurisht do t’i përdorim dhe ato ruhen në temperatura të ndryshme.

 

U them të gjithë qytetarëve tanë - se edhe në vitin 2021 ndihma ekonomike shtetërore do të vazhdojë për të gjithë ata që përballen me dëme si rezultat i pandemisë - vendi është në gjendje të mirë financiare dhe do të jetë këtu për çdonjërin Ne do t'i ndihmojmë ata të paguajnë pagat, të ruajnë dhe të krijojnë vende të reja pune, do të mbështesim kompanitë për të transformuar aktivitetet e tyre - ky është realiteti i ri, kjo është ekonomia e re maqedonase.

 

Në të njëjtën kohë, unë ju bëj thirrje të qëndroni të kujdesshëm dhe t'i përmbaheni masave aktive.

Për të festuar me përgjegjësi festat e ardhshme.

Në rrethin e familjeve dhe tregoni kujdes për shëndetin e të dashurve tanë.

 

Hapat që kemi ndërmarrë në shëndetin publik, rritja e pagave dhe shtesave, investimet në pajisje dhe pajisje, kanë rezultuar në një angazhim të fortë të punonjësve shëndetësorë në luftën kundër armikut të padukshëm.

 

Ne nuk do të ndalemi këtu, përkundrazi, ne do të investojmë edhe më shumë në kujdesin shëndetësor për ta bërë atë edhe më të mirë edhe më efikas.

Të nderuar,

 

Ne sjellim standarde botërore dhe evropiane në vend  dhe përmes industrisë për kultivimin e kanabisit për qëllime mjekësore dhe për prodhimin e produkteve nga kjo bimë. Kanabisi është një nga industritë më dinamike në botë dhe politika e Qeverisë nuk është vetëm të rekomandojë këto përvoja, por edhe të mbështesë më tej kompanitë që hyjnë në këtë biznes që në vendin tonë krijon tashmë mijëra vende pune të paguara mirë.

 

Ndërsa përvojat e vendeve të tjera si Kanada, Holanda dhe Çekia tregojnë se këto vende fitojnë rreth 55 miliardë dollarë në vit nga kjo veprimtari.

Në Maqedoninë e Veriut, deri më tani janë aprovuar 59 licenca për këtë aktivitet dhe dëshiroj të theksoj se Qeveria është në komunikim me përfaqësuesit e kompanive në mënyrë që kjo industri të zhvillohet në përputhje me trendet botërore dhe rregulloret Evropiane. Në tregjet evropiane dhe botërore kemi qindra barna jashtëzakonisht të rëndësishme që janë një zgjidhje për shëndetin e shumë qytetarëve.

Vajrat nga kanabisi  dhe produkteve tjera, ndikojnë pozitivisht në shumë simptome të sëmundjeve siç janë multipleks skleroza, HIV, Sëmundja e Parkinsonit, epilepsia dhe sëmundje tjera malinje.

 

Ajo hap potenciale dhe tregje të mëdha, unë besoj se në atë drejtim Kuvendi është i gatshëm të miratojë ndryshimet ligjore të propozuara për të cilat kemi pasur disa bllokime në të kaluarën. Miratimi i ndryshimeve në Ligjin për Barnat Narkotike do të mundësojë eksportin e luleve të kanabisit për qëllime mjekësore që do të inkurajojnë investime të reja, zhvillim dhe vende të reja të punës.

 

 

Nëse e bëjmë këtë deri në fund të këtij viti, vitin e ardhshëm ne presim mbi 250 milionë euro të ardhura nga prodhimi i kanabisit për qëllime mjekësore. Do të stimulojë krijimin e vendeve të reja të punës me pagë të lartë. Në vitin 2021 planifikojmë të zgjerojmë listën e diagnozave për të cilat lejohet trajtimi mjekësor me kanabis dhe të sigurojmë dekriminalizimin dhe depenalizimin e kanabisit për sasi të vogla për përdorim personal. Sepse është e vërtetë ajo që thonë aktivistët e shoqërisë civile - nuk është e drejtë që dikush të shkojë në burg për përdorimin e gjysmë gram kanabis natyral për përdorim personal, në një kohë kur në të gjithë botën kjo bimë po bëhet e ligjshme si nga ana mjekësore ashtu edhe nga ana ekonomike. Ne do të hapim debatin deri në qershor të vitit 2021 dhe pastaj procesi do të shkojë në Kuvend. Sigurisht, policia do të vazhdojë veprimet e saj të fuqishme kundër krimit dhe trafikut të drogës, për të cilat ne jemi dëshmitarë të sukseseve të përditshme, për të cilat unë do të doja të përgëzoj ministrin e Punëve të Brendshme.

 

Viti 2021 është vit edhe i energjetikës së re maqedonase!

 

Jemi duke ndjekur nga afër trendet dhe politikat e BE-së në lidhje me tranzicionin e energjetikës dhe qëllimin që deri në vitin 2050 kontinenti evropian të ketë zero emisione nga sektori i energjisë. Ne jemi pjesë e Evropës, ashtu sillemi - po shkojmë me vendosmëri drejt tranzicionit të energjetikës.

 

Për ardhmërinë e re energjetike kemi edhe mbështetje të madhe nga partnerët tanë në BE, NATO dhe SHBA, të cilët përmes fondeve të tyre dhe agjencive zhvillimore ofrojnë mbështetje të madhe.

 

Në vitin 2021, ne presim realizimin e një projekti që do të zëvendësojë termocentralin në Osllome me një termocentral fotovoltaik. Në vendin e minierës së vjetër në REK Osllome, tani janë duke u ndërtuar kapacitete për 10 megavat dhe do të ndërtohen dy termocentrale të tjera fotovoltaike me 50 MW. Investimi i vlerësuar është rreth 60 milionë euro.

 

SHA TEC Negotino njoftoi për përgatitjen e një Studimi të Fizibilitetit dhe në gjysmën e parë të vitit 2021 do të vlerësohet nëse një termocentral i ri me gaz do të ndërtohet në të njëjtin vend në përputhje me modelin e partneritetit publik-privat ose SHA TEC Negotino do të shitet. Investimi i mundshëm është nga 200 në 500 milionë euro me njëqind megavat të energjisë së gjelbër

 

Gjithashtu janë siguruar mjete grant për studime fizibiliti për tre elektrana të reja fotovoltaike me kapacitet të përgjithshëm prej 160 MW në REK Bitola.

 

Në vitin e kaluar me sukses u zbatuan procedurat e para transparente për ndarjen e tarifave Premium për ndërtimin e elektranave fotovoltaiek në kapacitet të përgjithshëm të instaluar prej 62,5 MW, prej të cilave disa janë lëshuar në përdorim. Në tremujorin e parë të vitit 2021 do të shpallet tender i ri për 60 MW shtesë elektranë fotovoltaikë sipas parimit të njëjtë. Investimi është mbi 35 milionë euro.

Gjatë vitit 2021 do të fillohet me ndërtimin e fazës  së dytë nga parku i erës Bogdanci 2, me të cilin do të rritet fuqia e instaluar e parkut të përhershëm të erës Bogdanci për 13.8 MW. Është vlerësuar investim prej 21 milionë euro.

 

Fillon realizimi edhe i parqeve të reja të erës në Bogdanci, Shën Nikollë, Demir Kapi dhe në Debërcë.

 

Vitin e ardhshëm edhe zyrtarisht fillon projekti i ndërtimit të gazsjellësit mes Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë me të cilin do të sigurohen sasi shtesë të gazit natyror dhe burimeve tjera me çmim konkurrues, me siguri në furnizim. Siguruam gaz nga Azerbajxhani përmes TAP(Trans Adriatic Pipeline). Ky është projekt kyç për zhvillim energjetik – ekonomik të Maqedonisë së Veriut. Investimi vetëm për interkonektor me Greqinë është vlerësuar në 50 milionë euro, prej të cilave 10 milionë janë grant nga Korniza investuese për Ballkanin Perëndimor.

Në fazë të projektimit është lidhja gazsjellëse me Kosovën dhe me këto dy projekte, Maqedonia e Veriut do të jetë shtet tranzistues me gaz natyror dhe një prej lojtarëve kryesor me gaz natyror në rajon.

 

Vazhdon ndërtimi i gazsjellësve magjistral në tërë shtetin me tempo të përshpejtuar. Vitin e ardhshëm përfundojmë me aksin rrugor deri në Manastir, deri në Tetovë dhe Gostivar, më pas vazhdojmë me Gostivar – Kërçovë, Shën Nikollë – Veles dhe aksi rrugor deri në Gjevgjeli dhe deri në TEC Negotinë dhe me rrumbullakimin e unazës drejt Ohrit dhe Resnjës deri në Manastir.

 

Në vitin 2021 fillon faza e dytë e procedurës për tender për zgjedhjen e partnerit privat për ndërtimin e rrjetit për distribuimin e gazit natyror në të gjitha komunat. Dy kompanitë turke AKSA dhe PALET INSAAT janë në fazën e dytë nga gara për të pasur privilegjin për partner privat me investim të vlerësuar prej rreth 300 milionë euro.
 

Shtipi dhe Kriva Pallanka janë veçse gati, ato janë qytetet e para maqedonase pas Strumicës dhe Kumanovës me dokumentacion të kompletuar të projektit për rrjet sekondar, ndërsa në fazë të përpunimit është edhe dokumentacioni për Prilep, Manastir dhe Tetovë. Viti 2021 do të jetë viti kur do të fillojë ndërtimi i rrjetit sekondar gazsjellës në 10 qytete maqedonase me të cilat tubat për gaz do të arrijnë deri në amvisëritë.

 

Në janar të vitit 2021 do të arrijnë analizat dhe vlerësimet për pjesëmarrjen tonë në ndërtimin dhe pronësinë e terminalit të gazit natyror të lëngshëm në Aleksandropulos dhe në Elektranën e gazit Aleksandropulos. Gjatë vitit 2021 Qeveria do të marrë një vendim të duhur për të investuar në këto projekte.
 

Në energjetikë me të vërtetë kemi çfarë të themi dhe kemi argumente se pse jemi lider në rajon pas kësaj çështje.

Para tre ditësh përfundoi afati për dorëzimin e ofertave për projektin e madh Çebren. Pas 11 viteve përpjekje të qeverisë paraprake që dështonin që në ffazën e dhënies së tenderëve, në thirrjen tonë publike për shfaqje të interesit arritën më shumë oferta nga të cilat 10 janë nga kompani gjigante nga Evropa dhe Kina. Tani vazhdon faza e ardhshme për projektin me vlerë prej 600 dhe 800 milionë euro dhe e dëshmon qëllimin serioz për sukses.

 

Ne po ndërtojmë në energjitë dhe po ndërtojmë dhe lidhemi përmes Korridorit 8 dhe projekteve të tjera kapitale.

 

Buxheti për vitin 2021 i Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve është hartuar dhe në të shumica e fondeve të parashikuara ose 83% janë të destinuara për projekte kapitale. Me Buxhetin ne kemi në plan të sigurojmë një nivel të lartë të realizimit të investimeve kapitale në pjesën e gazifikimit, hekurudhës dhe infrastrukturës komunale si dhe për ndërtimin e banesave sociale.

 

Një projekt kryesor kapital të cilit do t'i kushtojmë vëmendje të madhe është ndërtimi i hekurudhës së Korridorit 8 në fazën e dytë dhe të tretë me vlerë 600 milionë euro.

Korridori 8 është arteria kryesore që në mënyrë infrastrukturore vendos Maqedoninë e Veriut si një udhëkryq mes fqinjëve dhe lidh të Detin e Zi me Detin Adriatik.

 

Vetëm në rajonin verilindor dhe lindor ne realizojmë investime prej mbi 80 milionë euro dhe ndërtimi i infrastrukturës rrugore është intensifikuar si kurrë më parë.

 

Për një jetë më të mirë të qytetarëve, ne kemi siguruar 937 milionë denarë për ndërtimin dhe rindërtimin e kanalizimeve dhe sistemeve të furnizimit me ujë në komuna. Për vitin e ardhshëm, ne tashmë kemi siguruar 615 milionë denarë për ndërtimin dhe rehabilitimin e rrugëve dhe rrugëve lokale në komuna, një projekt shumë i rëndësishëm për përmirësimin e jetesës urbane. Fillon ndërtimi i digës Otinja në Shtip.

Vëmendje e veçantë do t'i kushtohet zbatimit në kohë të projekteve kapitale ose fazave të caktuara për to për ato afatgjatat.

 

Për atë qëllim, në nivelin qendror, nën koordinimin e Ministrit të Financave, do të themelohet një organ ndërministror për monitorimin dhe realizimin e projekteve kapitale në mënyrë që të sigurojë një nivel të lartë të realizimit të tyre. Ky organ ndërministror do të ketë për detyrë të monitorojë dhe paralajmërojë nëse investimet kapitale janë realizuar sipas dinamikës së parashikuar për secilin tremujor.

 

Pavarësisht nga pandemia, shteti ka provuar se ka aftësinë për të organizuar operacione komplekse me pjesëmarrje masive të qytetarëve.

 

Kështu do të jetë me regjistrimin e popullsisë në 2021.

 

Maqedonia Veriore nuk ka organizuar një regjistrim të popullsisë për 18 vjet, duke e bërë atë të vetmin vend në rajon dhe më gjerë pa kryer një operacion të tillë statistikor.

 

Ne patjetër do ta ndryshojmë këtë në gjysmën e parë të vitit 2021.

 

Do të doja t'ju kujtoj se Raporti i Komisionit Evropian vuri në dukje se është bërë përparim veçanërisht i mirë në zbatimin e fazës pilot të regjistrimit të popullsisë. Prandaj, ne kemi besim se një operacion i suksesshëm statistikor do të kryhet sipas standardeve më të mira të BE-së.
 

Ne synojmë që me propozim Ligjin për regjistrimin e popullsisë, ky operacion statistikor, tani dhe në të ardhmen të mos trajtohet si çështje politike.

 

Regjistrimi  i popullsisë do të kushtojë gjithsej 8.5 milionë euro. Kjo është 5 milionë euro më pak se regjistrimi i popullsisë i dështuar i Qeverisë së udhëhequr nga VMRO-DPMNE në vitin 2011.

 

Do të ketë pajisje elektronike në vend të letrës. Përgjigjet për disa nga pyetjet do të merren nga bazat e të dhënave që kemi organizuar në tre vitet e fundit.

 

Regjistrimi i popullsisë në vitin 2021 do të kryhet - jo sepse Kryeministri Zaev tha kështu. Jo sepse Mickoskit i pëlqen apo jo. Do të ketë një regjistrim të popullsisë në vitin 2021 sepse zhvillimi i vendit tonë nuk do të jetë i mundur pa rezultatet e këtij regjistrimi të popullsisë. Dhe për shkak se qytetarët, institucionet, organizatat, biznesi, shkenca dhe akademia - kanë nevojë për të dhëna të reja, të rëndësishme dhe të sakta statistikore për popullatën tonë.

Të nderuar qytetarë,

 

Si Qeveri kemi obligim dhe përgjegjësi që t’u kundërvihemi dezinformatave dhe të parandalojmë dëmet që i sjellin lajmet e rreme. Prandaj një prej prioritete tona në “Aksion 21 është – Stop për dezinformatat”.

 

Njoftoj aktivitete të intensifikuara në periudhën vijuese, konsulta të gjera me punonjësit e medias dhe shoqërinë civile dhe luftë edhe më serioze kundër dezinformimit, gjuhës së urrejtjes dhe formave të tjera të kërcënimeve hibride kundër demokracisë në shoqërinë tonë, brenda Planit të veprimit vendimtar kundër përhapjes së dezinformimit dhe kundër sulmeve ndaj demokracisë.

 

Me këtë plan zhvilloi gjithashtu një protokoll për komunikimet për krizë mes shërbimit të komunikimit të Qeverisë qendrore dhe ministrive, i cili nëse nuk do të ekzistonte në kohën e krizës që po kalojmë, do të kishim vështirësi të mëdha në trajtimin e lajmeve të rreme, të cilat u botuan gjerësisht përmes disa mediave.

 

Këto tendenca njihen që tani edhe me lajmet lidhur me vaksinën kundër COVID-19 me qëllim që të shkaktojnë mosbesim te qytetarët dhe ti nënvlerësojnë përpjekjet e fuqishme të institucioneve dhe mjekëve në luftën me pandeminë.]

 

Këto përpjekje do të ekspozohen si keqinformim në bashkëpunim me kontrollorët e fakteve dhe mediave do t'u ofrohet qasje më transparente në burimet përkatëse dhe informacionin për krijimin e përmbajtjes mediatike objektive me interes publik. Qeveria ka detyrim të mbrojë interesin publik dhe në atë kuptim ne do të bëjmë gjithçka që është në fuqinë tonë për të informuar plotësisht, në kohë dhe saktë popullatën në lidhje me mënyrat e mbrojtjes nga COVID, përfshirë procesin e vaksinimit.

Kur bëhet fjalë për mbrojtjen kibernetike, do të doja të theksoja përsëri se procedura për harmonizimin e Memorandumit të Bashkëpunimit të Ministrisë sonë të Mbrojtjes me NATO-n ka përfunduar, në fushën e mbrojtjes kibernetike dhe dokumenti është gati për nënshkrim, i cili do të mundësojë një përgjigje të koordinuar të aleatëve. në rast sulmesh kibernetike.

 

Në fund, do të doja të falënderoja të gjithë partnerët strategjik për bashkëpunimin dhe mbështetjen e tyre në këtë temë. Maqedonia e Veriut do të jetë lider në gjetjen e zgjidhjeve në luftën kundër dezinformimit që po sulmojnë tërë botën dhe unë besoj se krah për krah me partnerët nga perëndimi dhe NATO, ne do t'i përgjigjemi në mënyrë adekuate këtij fenomeni të dëmshëm.

Këtu do të doja të adresoja një segment të rëndësishëm të reformës së paralajmëruar dhe aktuale në arsim - Shkrimi mediatik do të bëhet pjesë e mësimdhënies në mënyrë që të ndihmojë brezat e rinj të jenë kundërshtarëve më të fortë të lajmeve të rreme.

 

Prioriteti tjetër për vitin 2021 janë procedurat për ndryshime në Ligjin për tatimin e pronës, mundësitë ligjore për legalizimin e makinave me targa të huaja, si dhe mundësitë për stimuj dhe përfitime për vënien në funksion të parave të gatshme të mbajtura në shtëpi ose të parave nga kursimet ose fitimet.

 

Në bazë të analizave dhe treguesve, jemi të përgatitur të krijojmë politika dhe të nxisim interesin e qytetarëve ta vendosin atë “kapital të vdekur” në përfitimin financiar, gjegjësisht të investojnë.

 

Vendosja e parave nga i ashtuquajturi “kapital i vdekur”, i cili ruhet në vende të pasigurta në kushte vendore, do të sjell përfitim për qytetarët, lëvizje në tregun financiar dhe investime të reja, ndërsa si përfitim shtesë ajo mund të jetë edhe vende të reja të punës.

 

Patjetër, këto ide dhe iniciativa do të zbatohen vetëm në pajtim me rregulloren e BE-së dhe me përvoja evropiane dhe ndërkombëtare pozitive dhe të njëjtat do të kyçin obligime të qarta tatimore.

 

Është e kuptueshme, do të kushtohet vëmendje e veçantë që sjelljen e këtyre politikave të mos e keqpërdorin persona të cilët posedojnë para të gatshme ose mjete financiare të marra në mënyrë të paligjshme për të cilat ekziston dyshimi i arsyeshëm se ato janë fituar me veprimtari kriminale.

 

Në fund, do të doja të përmendja edhe një herë reformën arsimore në arsimin fillor dhe të theksoj se përmes saj, mësimi do të përfshijë përmbajtje mësimore që është thelbësore për fëmijët tanë, thelbësore që nxënësit të hyjnë të gatshëm në këtë botë të re moderne digjitale. Në arsim përfshijmë shkrim-leximin mediatik dhe digjital, përmbajtje për anti-korrupsion, ekologji, por edhe orë për mbajtje të higjienës që janë dëshmuar të jenë vendimtare në luftën kundër COVID-19. Sigurisht, studentët do të vazhdojnë të studiojnë lëndët ekzistuese siç janë historia, gjeografia, kimia, biologjia dhe gjithçka tjetër e nevojshme për njohuritë e tyre.
 

Po për këtë punë përmes debatit do ta zgjedhim modelin më të mirë.

 

Të nderuar,

 

Na pret një vit jashtëzakonisht i rëndësishëm.

 

Dhjetë prioritetet e “Aksionit 21 – për standarde evropiane në vend” janë parimet dhe angazhim i yni që do të na udhëheqin vitin e ardhshëm. Realizimi i tyre do të jenë motiv i ynë të punojmë dhe të vazhdojmë deri në fund të mandatit të kësaj Qeverie me zbatimin e standardeve evropiane ë çdo qelizë të shoqërisë sonë.

 

Evropë në vend do të thotë jetë më e mirë për çdo qytetar maqedonas, për çdo njeri që jeton në Maqedoninë e Veriut të përbashkët.

 

Ju faleminderit.”