Në fjalën e tij mbi 100 ditë qeverisje, ministri për shoqërii informatike dhe administratë Jeton Shaqiri foli për aktivitetet që po ndërmerren, obligimet e marra dhe qëllimet afatgjate të MSHIA-së.
Ministri Shaqiri tha se vazhdon implementimi i masave për avancimin e transparencës aktive gjatë punës së institucioneve. Një pjesë e aktiviteteve të cilat janë ndërmarrë, janë në drejtim të modernizimit të Web-faqeve të ministrive dhe të Qeverisë, si dhe përgatitja e Strategjisë për të dhëna të hapura.
„Unë, personalisht, në 100 ditët e kaluara, kam realizuar shumë takime, pjesëmarrje në prezantime dhe në debate publike, si dhe pjesëmarrje me materiale të ndryshme promovuese me qëllim të rritjes së shkallës së transparencës së institucioneve. Strategjia do të finalizohet në vitin e parë të mandatit. Gjithashtu, në 100 (njëqind) ditët e kaluara kam pasur bashkëpunim të afërt dhe të shkëlqyer me Ministrinë për sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive për implementim efikas dhe kualitativ, si dhe avancim të përfaqësimit të drejtë dhe adekuat në të gjitha institucionet e sektorit publik. “, tha ministri Shaqiri.
Ministri më tej informoi se ka filluar përgatitja e Ligjit për agjencinë digjitale, e cila do të formohet gjatë vitit 2021 si institucion qendror për implementimin e procesit të digjitalizimit në shoqëri që do mbështesë institucionet shtetërore në fushën e TI..
„ Agjencioni digjital është domosdoshmëri e sektorit tonë publik dhe unë jam plotësisht i përkushtuar për të udhëhequr këtë proces dhe pres mbështetje maksimale nga Qeveria në financimin e këtij procesi.
Këtu bën pjesë dhe projekti për sistemin shtetëror claud, të cilin unë jo vetëm se e inicova, por edhe parashtruam skicë projektuese në 100 (njëqind) ditët e para para donatorëve të BE-së, si një nga projektet kyçe, me të cilin duhet të garantojmë një vend qendror, qendër shtetërore në të cilën do të vendosen të gjitha sistemet e sektorit publik. Jo më pak i rëndësishëm, në këtë pjesë është edhe përmirësimi i rrjetit infrastrukturor, pasi siç e dini Republika e Maqedonisë së Veriut, duhet t’i përmirësojë kapacitetet e rrjeteve optike me qëllim shfrytëzimin e teknologjive më moderne dhe zgjidhjeve të TI-së , tha Ministri Shaqiri, duke theksuar se këto projekte, do të implemntohen me ndihmën e fondeve siç janë: Banka botërore dhe Korniza investuese e Ballkanit Perëndimor, si dhe IPA instrumenti i BE-së.
MSHIA-ja, prej në shtator filloi me një tjetër IPA Projekt, н i cili i dedikohet përmirësimit dhe zgjerimit të shërbimeve elektronike qeveritare dhe publike, i cili do të zgjasë tre vite, me çka 40 (Dyzetë) regjistra dhe dhe shërbime do të jenë gati deri në periudhën e verës, ndërsa deri në fund të projektit gjithsej do të ketë 135 (njëqind e tridhjetë e pesë) shërbime elektronike ofruar qytetarëve dhe bizneseve Njëkohësisht, në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës kemi vënë në përdorim 6 (gjashtë) shërbime elektronike, siç janë shërbimet për nostrifikim të diplomave, si projekt nëpërmjet Ambasadës Britaneze. Më tej, punojmë në integrimin e shërbimeve të reja të Portalit kombëtar të shërbimeve elektronike, siç janë aplikimet për bursa të nxënësve dhe studentëve, regjistrimet në shkolla, regjistrimet në kopshte për fëmijë dhe aplikimi për grant për rinovim të shkollave.
Ministri Shaqiri foli edhe për nënshkrimin e dy Memorandumeve me të cilat do të thellohet bashkëpunimi në sferën e 5G, Interoperabilitetit dhe sferave të tjera, në drejtim të integrimit digjital, shkëmbimit të sigurt të të dhënave dhe ndërlidhje më e madhe mes vendeve të Ballkanit Perëndimor, bashkëpunimin rreth sigurisë kibernetike si dhe memorandumin për bashkëpunim me brendin botëror “Mastercard” për sigurimin e identifikimit elektronik dhe shërbimeve kofidenciale.
Sa i përket reformës në administratë ministri potencoi se në përputhje me Planin aksional të Strategjisë për Reforma të Administratës Publike (2018 – 2020), në sferën Prioritare 2: Shërbimi publik dhe udhëheqja me burimet njerëzore, janë parashikuar ndryshime dhe plotësime në Ligjin e nëpunësve administrativ dhe në Ligjin e të punësuarve në sektorin publik:
„ Sa i takon Propozim-teksteve të ligjeve për ndryshime dhe plotësime të Ligjit të nëpunësve administrativ dhe Ligjit të të punësuarve në sektorin publik, në tetor të vitit 2020-të, u formua Grup punues përgjegjës për auditim të të njëjtëve. Në bazë të auditimit u vendos që Propozim-ligjet të tërhiqen, përpunohen dhe të propozohen në formë të ligjeve të reja. Duke pasur parasysh lidhjen reciproke të Ligjit të nëpunësve administrativ, Ligjit të të punësuarve në sektorin publik dhe Ligjit për shërbimin e lartë udhëheqës dhe nevojitjen e harmonizimit reciprok të tyre, lidhur me përfshirjen e udhëheqësve të lartë dhe të udhëheqësve të cilat do të përfshihen në Ligjin e nëpunësve administrativ, ministria e tërhoqi ligjin në rishqyrtim dhe harmonizim me ligjet e reja të Ligjit të nëpunësve administrativ dhe Ligjit të të punësuarve në sektorin publik“, theksoi ministri Shaqiri.
„ Njëkohësisht, në suaza të projektit ,,Mbështetja e Ministrisë së Shoqërisë Informatike dhe Administratës për reformën funksionale” me mbështetje të UNDP-së, u përgatit ,,Raport për rezultatet nga mapimi i institucioneve të sektorit publik me rekomandime për fillimin e procesit të riorganizimit/optimizimit të organve të adminsitratës shtetërore, agjecive dhe shërbimeve inspektuese të pushtetit qendror”. Sa i takon shërbimeve inspektuese të pushtetit qendror, analiza horizontale funksionale për të njëjtët, u përgatit në suaza të projektit ,,Modernizimi i shërbimeve inspektuese” mbështetur nga USAID-i, ndërsa implementuar nga Ideas DePo në bashkëpunim me MSHIA-në. Analiza përmban rekomandime për riorganizimin dhe përmirësimin e punës së shërbimeve inspektuese“, tha ministri Shaqiri.
Sa i përket lirisë së medias, ministri Shaqiri theksoi se ky mbetet një nga prioritetet bazë të MSHIA-së e cila mbetet e hapur për bashkëpunim.
„ Në këto 100 ditë, inicuam dhe procesin për dialog në gjetjen e zgjidhjeve për sigurimin e ndihmës së financimit të qëndrueshëm mediatik, si dhe mbështetjes për zhvillimin dhe pavarësinë në aspekt të informimit të qytetarëve tanë në mënyrë sa më dinjitoze. Dërguam edhe kërkesë për mbështetje nga Bashkësia Evropiane për inicimin e procesit të reformave në sferën e mediave dhe harmonizimin e tyre me legjislacionin e Bashkimit Evropian, pasi besojmë se vetëm ligjet më të mira të bazuara në vlerat dhe praktikat Evropiane mund të sigurojnë një klimë më të përshtatshme për pluralizmin mediatik. “, tha ministri Shaqiri.
Në aspekt të përmirësimit të kualitetit të udhëheqjes, ofrimit të shërbimeve cilësore ndaj qytetarëve, nëpërmjet të punuarit në mënyrë transparente, inkluzive dhe me përgjegjësi, Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës, në 100 ditët e para lançoi Portalin e Partneritetit të Qeverisjes së Hapur. Me këtë mjet elektronik, i cili paraqet pikë qendrore për konsultim, monitorim, kyçje, rrjetizim dhe njoftim të të gjithë palëve të interesuara dhe të përfshira në proces, i avancuam mundësitë për informimin në kohë të qytetarëve, organizatave joqeveritare, subjekteve afariste dhe institucioneve shtetërore, si dhe përrfshirjen e tyre në iniciativën e Partneritetit të Qeverisjes së Hapur.
Konferenca për shtyp në gjuhën maqedonase
Konferenca për shtyp në gjuhën shqipe