“Sot regjistrimi i popullsisë veçse është operacion statistikor ndryshe nga ajo që ka qenë më herët, më herët formoheshin borde të cilat e zbatonin regjistrimin e popullsisë me përgjegjësi të pushtetit politik, formohej Komision shtetëror për regjistrimin e popullsisë, tani këtë e zbaton si gjithandej në BE me rregullat EUROSTAT, ndërsa organi statistikor te ne është Enti Shtetëror i Statistikës dhe ata tani më pilot regjistrimin e popullsisë e kaluan shumë mirë”, theksoi Kryeministri Zaev në “Vetëm intervistë” në TV Kanal 5.
Ai shtoi se pikërisht Komisioni Evropian në raportin e saj, pilot regjistrimin e popullsisë së vendit tonë e vlerësoi si të shkëlqyer.
“Risia është që numri më i madh i të dhënave elektronike mblidhen që sot është e mundur me tërheqjen nga bazat që veçmë i kemi. Kjo është rregull e EUROSTAT-it. Sot, me sistemin integrues të cilin MPB-ja e ka tërësisht në dispozicion, ne çdo moment mundemi të verifikojmë se cilido qytetar, ne – shteti, se nëse është këtu në shtet ose jo dhe sa kohë është jashtë shtetit. Unë prej kur jam Kryeministër, sollëm konkluza në Qeveri sepse e dinim që një ditë do të vijë nevoja për regjistrimin e popullsisë. Kështu që frika që do të lihen letërnjoftimet e njerëzve që kanë jetuar në diasporë, ndërsa ata janë aktualisht jashtë shtetit, kjo nuk është e mundur sepse kjo verifikohet me një buton për shkak se çdo dalje nga shteti është regjistruar. Në fund nëse maqedonasit do të ishin mbi 65% apo nën, shqiptarët mbi 20% apo nën dhe të ngjashme, nuk ka efekt retroaktiv. Askush nuk humb të drejta, as nuk fiton të drejta me këtë. Ky vend u bë shtet i qytetarëve ku qytetarët janë të barabartë me të drejtat dhe obligimet e tyre, regjistrimi i popullsisë do të tregojë sa jemi, si jemi, kush janë këtu, kush janë jashtë shtetit, regjistrimi i popullsisë është nevojë ekonomike”, tha Kryeministri Zaev në pyetjen rreth regjistrimit të popullsisë në intervistën për TV Kanal 5 .