Lidhur me shkrimet për furnizim të testeve PCR nga ana e Shërbimit për punë të Përgjithshme dhe të Përbashkëta në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut tregojmë se janë të nevojshme testet për të punësuarit në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut në situata kur anëtarët e Qeverisë kanë nevojë për udhëtim zyrtar urgjent jashtë vendit. Bëhet fjalë për teste PCR të cilat nevojiten për udhëtime zyrtare urgjente për të cilat nuk ekziston mundësi për caktim përmes mjekut familjar.
Qeveria mund të furnizojë testet të këtilla vetëm në pajtim me Ligjin për furnizime publike, që edhe është bërë në mënyrë transparente, duke e respektuar konkurrencën e tregut ku kriter kryesor është çmimi më i ulët. Nga katër kompanitë, është zgjedhur oferta më e lirë prej 1.900 denarë.
Tenderi ishte hapur për të gjithë, edhe për Institutin për Shëndet publik, ndërsa janë paraqitur vetëm laboratori private.
Testet që i bëri Instituti për Shëndet Publik janë falas për qytetarët, por jo edhe për institucionet e shtetit i cili i paguan sipas çmimit në treg.