“Dhashë dorëheqje duke e marrë përgjegjësinë mbi mua në tetor të vitit 2019. Ftova të gjithë popullin që të sqarohet. Mbetemi në agjendën evropiane apo do ta ndryshojmë strategjinë. Fituam në zgjedhje! Dorëheqja ime do të thotë tradhti për të gjithë ata qytetarë”, theksoi Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev në televizionin “Sitell” lidhur me kërkesën e opozitës për zgjedhje të parakohshme parlamentare.
Kryeministri Zaev theksoi se kjo Qeveri vazhdon me evropeizmin e vendit, si dhe vazhdon të punojë në tejkalimin e kontestit me Bullgarinë.
“Premtuam mes tjerash zgjedhje të rregullta. Mjaft ishin zgjedhje të parakohshme. Nuk ka arsye që çdo vit të kemi zgjedhje të parakohshme”, tha Kryeministri Zaev dhe shtoi se ky nuk është një justifikim për zgjedhje të parakohshme.
Kryeministri Zaev nënvizoi se në historinë tonë parlamentare kanë ekzistuar Qeveri të mbështetura edhe nga 80 deputetë, ndërsa kanë pasur problem në funksionim.
Gjithashtu, Kryetari i Qeverisë theksoi se nëse mbahen zgjedhje kjo nuk do të ndryshonte asgjë, sepse përsëri do të fitonin shumicën e votave, duke pasur parasysh se zgjedhjet u mbajtën gjatë verës së kaluar, ndërsa anketat tregojnë përparësi të koalicionit para opozitës.
“Vetëm do ti humbim shtetit gjashtë muaj të reja. Dëm e në ekonomi në kohë kur presim rifillim të ri ekonomik. Prandaj nuk do të shkojmë në zgjedhje të reja të parakohshme”, theksoi Kryeministri Zaev