Carovska në takim me BNJPL : Komunat, si themeluese të shkollave, do të përfshihen në përgatitjen dhe realizimin e reformës në tërësi

 Ministrja e Arsimit dhe Shkencës Milla Carovska dhe anëtarët e grupit punues   sot mbajtën takim pune me përfaqësuesit e Këshillit drejtues të BNJPL, në kuadër të procesit të gjerë konsultativ për procesin e konceptit të propozuar për reformat në arsimin fillor. Kryetari i BNJPL Petre Shilegov dhe kryetarët e komunave të cilët janë pjesë të Këshilli drejtues i dhanë mbështetje të plotë proceseve reformuese dhe njoftuan se pushtetet lokale do të jenë një nga partnerët kyç në realizimin e reformave.

            “ Komunat, si themeluese të shkollave, do të përfshihen drejtpërdrejtë në përgatitjen  dhe realizimin e reformës në tërësi. Prandaj sot në BNJPL biseduam me kryetarët e komunave për përgatitjen e komunave dhe mbështetjen e pushtetit lokal për reformën. Më vjen mirë që kemi mbështetje të gjerë dhe të qartë nga BNJPL” theksoi Carovska. Ministrja theksoi se është më se e domosdoshme sepse do të përmirësoj cilësinë e arsimit të fëmijëve, do t′i motivojë dhe përmirësojë kushtet për mësimdhënësit dhe kuadrin mësimor dhe në planin afat gjatë do të avancojë cilësinë e jetës tek gjeneratat e ardhshme.

 

            “ Ajo që duhet të jetë e qartë për qytetarët dhe opinionin është se të gjitha veprimet po përgatiten thellësisht dhe me kujdes, të gjitha ndryshimet, ku me siguri rezultati përfundimtar do të kontrolloj se a është një koncept i mirë, i cili do të mund të realizohet pa ndonjë problem” potencoi Carovska.

 
            “ Tani më kanë arritur mjaft propozime, ndërsa më vjen mirë që mes tyre ka edhe propozime konstruktive dhe besoj se përmes këtij procesi të komunikimit do të arrijmë deri te zgjidhja cilësore përfundimtare dhe koncepti. Në dhjetë ditët e fundit debati publik do të intensifikohet edhe më shumë. Janë planifikuar takime me drejtorët e shkollave, organizatat ndërkombëtare, organizatat jo qeveritare në vend , përfaqësuesit e ASHAM etj. Me këtë praktikisht do të kemi mbikëqyrje në mendimet dhe propozimet e të gjithë atyre të cilët do të duhet të përfshihen në këtë debat”, theksoi ministrja Carovska.

Komunat, si themeluese të shkollave, do të përfshihen drejtpërdrejtë në përgatitjen, trajnimin e mësimdhënësve dhe realizimin e reformës në tërësi.

            “Sot në BNJLP biseduam me kryetarët e komunave për përgatitjen e komunave dhe mbështetjen e pushtetit lokal në reformën. Më vjen mirë që kemi mbështetje të gjerë dhe të qartë nga BNJPL” , u shpreh Carovska.

Kryetari i BNJPL Petre Shielgov theksoi se u dakorduan me ministren Carovska për  domosdoshmërinë e  reformave, si dhe rreth inkluzivitetit të këtij procesi të shprehur

përmes gatishmërisë për të dëgjuar me kujdes të gjitha palët e interesuara me qëllim që të arrijmë deri te një zgjidhje cilësore dhe të qëndrueshme .

 

            “ Sistemi arsimor në secilin vend duhet të ndjek zhvillimin shoqëror dhe trendet bashkëkohore në shkencë me qëllim që gjeneratave të reja t`iu ofrojë kushte që  përmes këtij sistemi të arrijnë njohuri cilësore që do të mundësojë konkurrencën e tyre më të madhe në tregun e punës. Prandaj procesi i reformave në arsim duhet të zhvillohet vazhdimisht si dhe të përfshijë të gjithë pjesëmarrësit relevant në procesin arsimor nga nxënësit, prindërit dhe profesorët, deri te institucionet që janë përgjegjëse për organizimin e mësimit” theksoi Shilegov.

 

            Ai theksoi se çështja e arsimit na prek të gjithëve edhe si institucion por edhe si njerëz, para se gjithash për shkak se  mbajmë përgjegjësi para fëmijëve tanë, para të rinjve, për t`iu ofruar arsim cilësor jo vetëm në vendin tonë por edhe në vetëqeverisjet lokale” tha Shilegov. 

 

Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe Byroja për Zhvillimin e Arsimit  intensifikojnë dhe vazhdojnë debatet për konceptin e ri që të dëgjojë propozimet dhe sugjerimet në lidhje me reformën. Gjithashtu komentet dhe sugjerimet mund të dorëzohen deri më 20 janar përmes postës elektronike.