Kryeministri Zoran Zaev kumtoi se të paktën 8.000 vaksina nga prodhuesi “Fajzer” Republika e Serbisë u ka ofruar qytetarëve të RMV-së, ndërsa po negociohet edhe për vaksina të tjera.
“Në komunikim të drejtpërdrejtë me Presidentin serb Aleksandar Vuçiq, këtë mëngjes ramë dakord të marrim nga furnizimi i tyre 8.000 vaksina kundër COVID-19. Ata pranuan që të na ndihmojnë, ndërkaq detajet do t’i vërtetojmë gjatë ditës. U bisedua edhe për vaksinat tjera për të cilat kanë marrëveshje, por që duhet t’i kontrollojnë klauzolat se a mund të bëjnë një gjë të tillë. Jam shumë falënderues dhe dëshiroj që në emrin tim dhe në emër të gjithë popullit maqedonas, që deri te Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq, Qeverisë dhe popullit serb, ta përcjell këtë mirënjohje. Bëhet fjalë për një akt serioz të miqësisë që tregon se Serbia dëshiron të ndajë me fqinjin jugor pjesë nga vaksinat që i ka”, informoi Kryeministri Zaev, i cili shtoi se Presidenti Vuçiq ka shprehur vullnet që vaksinat të jenë donacion, por ne kemi mjete, shtoi Zaev dhe do t’i paguajmë vaksinat me çmim furnizues.
Ai potencoi se gjatë ditës do të bisedojë edhe me homologen e tij Ana Bërnabiq, lidhur me procedurën, ndërsa do të realizohen edhe bisedime me ministrat e shëndetësisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Serbisë rreth detajeve të dërgesës.
Në deklaratën për media, Kryeministri Zaev edhe njëherë informoi se siç dihej paraprakisht, vazhdojnë aktivitetet për marrëveshjen me “Fajzer” për 800.000 vaksina, që do t’i mbulojnë dozat për 400.000 qytetarë dhe vazhdojnë bisedimet edhe me vende të tjera për sigurimin e vaksinave, deri sa të arrijnë 5.850 dozat e para të vaksinave në shkurt.