Mickoski: Do të formohet një organ që do të hetojë se si janë shpërndarë paratë gjatë krizës së Kovid-it pa kriter, njerëzit duhet të dinë se ku kanë shkuar paratë e tyre

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, sot duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarit se a do të formohet komisioni dhe do të hetojë se si është dhënë përkrahja për Kovid për kompanitë, tha se do të formohet një organ në mbledhjen e Qeverisë i cili do të hetojë se si dhe mbi çka është ndarë ndihma pa kriter gjatë krizës së Kovid-it, duke theksuar se njerëzit duhet të dinë se ku janë shpenzuar paratë e tyre.

Në periudhën në vijim, në mbledhjen e Qeverisë do të formojmë një organ të tillë që do të hetojë në detaje të gjitha këto indikacione, pra gjithçka që kemi në dispozicion dhe jo vetëm atje dhe në Fondin e njohur si FIZHT për opinionin dhe e gjithë kjo do t'i prezantohet opinionit. 

Opinioni duhet të dijë se ku shpenzohen paratë e popullit, thotë Kryeministri Mickoski.