Fetai: Jo vetëm ligje, por edhe kulturë dhe vetëdije në luftën kundër korrupsionit

Zëvendëskryeministri Fetai vizitoi sot Manastirin, ku mori pjesë në Karvanin Antikorrupsion të organizuar nga programi “Qytetarët Kundër Korrupsionit,” i financuar nga USAID dhe zbatuar nga MCMS.

Në fjalimin e tij, z. Fetai theksoi se lufta kundër korrupsionit nuk është vetëm çështje e miratimit të ligjeve dhe proces administrativ, por kërkon një transformim kulturor që përfshin të gjitha nivelet e shoqërisë. Ai vuri në dukje se suksesi në këtë betejë kërkon forcimin e institucioneve, edukimin e qytetarëve, mbrojtjen e denoncuesve dhe vazhdimin e bashkëpunimit ndërkombëtar.

Karvani Antikorrupsion bashkoi përfaqësues të rëndësishëm, përfshirë USAID-in, Komisionin Shtetëror Kundër Korrupsionit, Policinë Financiare, Prokurorinë e Manastirit dhe Komunën e Manastirit, duke dëshmuar një qasje të integruar dhe gjithëpërfshirëse për të hapur bashkëpunimin me qytetarët.