Ministria e Arsimit dhe Shkencës, Byroja për Zhvillimin e Arsimit dhe anëtarët e grupit punues sot në takim me organizatat e qytetarëve e vazhduan procesin e gjerë konsultativ për reformat e propozuara në arsimin fillor. Organizatat qytetare në takimin i treguan propozimet dhe sugjerimet e tyre dhe dhanë mbështetjen e tyre pa rezervë për të gjithë procesin.
"Mbështetje të madhe për konceptin e propozuar të arsimit fillor sot morëm nga organizatat e qytetarëve. Reformat janë vlerësuar se në interesin më të mirë të nxënësve dhe mësimdhënësve dhe me ato forcohen vlerat themelore qytetare siç janë: barazia, inkluziviteti, multikulturalizmi dhe jodiskriminimi. Mendimi i organizatave të qytetarëve na është nga rëndësia e jashtëzakonshme në tërë këtë proces transparent të mbajtjes së konceptit ", tha Ministrja e Arsimit dhe Shkencës Milla Carovska pas takimit.
Branimir Jovanovski, kryetar i "Lëvizshmërisë" - Unioni Kombëtar me persona me invaliditet trupor, theksoi se lart në shkallën e prioriteteve të çdo personi me pengesa është arsimi. Me reformat e propozuara, kjo e drejtë, e cila tani më rrallë mund ta fitojnë personat me pengesa, vihet në fokusin, gjegjësisht për herë të parë mund të flasim për arsimin inkluziv.
"Më në fund duhet të rrënohet paradigma për personat me pengesa se janë të paaftë dhe atë veçanërisht në moshën e hershme, ndërsa ajo do të bëhet përmes reformave në arsimin," tha Jovanovski.
Nga Fondacioni i Shoqërisë së Hapur thonë se koncepti i ri do të zvogëlohet hendeku arsimor tek numri më i vogël i komuniteteve, me të drejtën e zgjedhjes së materialeve që tani nuk i ka në të gjitha gjuhët mësimore.
"Nëse kemi konsensus për diçka në vend ajo është se nuk na bën arsimi. Të gjithë jemi dakord se kemi nevojë për ndryshime në arsimin, tha Spomenka Llazarovska, nga Fondacioni i Shoqërisë së Hapur.
Irena Cvetkovic nga Koalicioni "Margjinat" deklaroi se koncepti i ri që parimet e barazisë gjinore, jodiskriminimit dhe jodhunës i vë në thelbin e saj dhe për këtë japin mbështetje të fuqishme.
Uranija Pirovska nga Komiteti i Helsinkit theksoi se në arsimin për momentin mungon një qasje që do të mundësojë interaksion ndëretnik.
Ky koncept do ta plotësojë atë zbrazëtirë. Në këtë koncept ajo është shumë e dukshme. "Njerëzit e rinj t'i njoftojnë karakteristikat e bashkësive të tjera etnike diçka deri tani mungonte në procesin arsimor, ndërsa e gjithë kjo do të rezultojë edhe me zvogëlimin e përqindjes së dhunës," tha Pirovska.
Reforma në arsimin fillor është pjesë e Strategjisë së MASH-it për periudhën 2018-2025, është parashikuar me Ligjin për Arsimin Fillor dhe është pjesë e programit qeveritar. Në përpunimin e saj ishin të përfshirë profesorë universitarë, mësimdhënës, ndërsa janë marrë parasysh edhe qëndrimet e prindërve, nxënësve dhe prindërve.