Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, përmes komunikimit me video online mbajti fjalim në Akademinë solemne që u mbajt me rastin e 27 Janarit, Shën Sava, e uroi Festën Nacionale të komunitetit serb në vendin tonë.
Në fjalimin adresuar popullit serb, Kryeministri Zaev shprehu urime të sinqerta për shëndet të mirë, gëzim dhe mirëqenie dhe potencoi se kremtimi i kësaj feste është konfirmim i angazhimeve tona për bashkësi, mirëkuptim reciprok dhe respekt dhe se pikërisht dallimet janë pasuri që shpien drejt zhvillimit dhe avancimit të shtetit tonë, i cili me sukses dëshmon se mund të ndërtohet si një shoqëri për të gjithë.
Në vazhdim ua përcjellim fjalimin integral të Kryeministrit në tërësi.
“Kam nder të veçantë, në emër tim dhe në emër të Qeverisë dhe qytetarëve maqedonas, tua uroj Ditën Nacionale të Serbëve në Maqedoninë e Veriut, Ditë që i përkushtohet një prej personave më të ndritur dhe më të shenjtë në historinë e popullit serb – Shën Sava.
Me këtë mesazh shpreh urime edhe deri te qytetarët e besimit ortodoks të vendit mik fqinj, Republikës së Serbisë dhe të gjithë serbëve kudo që ndodhen, me urime të sinqerta për shëndet të mirë, gëzim dhe mirëqenie.
Jeta dhe vepra e Shën Sava, veçanërisht vetëflijimi i tij që të heq dorë nga të mirat e tokës dhe ta pranojë besimin ortodoks si përcaktim i tij personal moral, bënë që ky njeri i shenjtë të festohet nga të gjithë krishterët, pa marrë parasysh se në cilat shtete jetojnë. Sepse ai në këtë mënyrë iu afrua të gjithëve - si vëllezërit e tij, jo si të huaj ndaj të huajve.
Kremtimi i kësaj feste të madhe, që është me rëndësi të veçantë për komunitetin serb, është konfirmim për angazhimet tona për bashkësi, mirëkuptim reciprok dhe respekt, për të cilat kujdesemi në Maqedoninë e Veriut.
Komuniteti jonë është mozaik i vlerave, mozaik i dallimeve. Pikërisht dallimet janë pasuri dhe shpien drejt zhvillimit dhe avancimit të shtetit tonë, i cili me sukses po dëshmon se mund të ndërtohet si një shoqëri për të gjithë.
Përmes shënimit dhe kremtimit të festave të komuniteteve tona e ruajmë traditën e respektimit të veçantive të kulturave të ndryshme dhe bashkërisht përpiqemi të ndërtojmë ardhmëri më të ndritur dhe me më shumë prosperitet për të gjithë qytetarët.
Shën Sava është një edukator, themelues i shkollave dhe spitaleve, diplomat, shkrimtar i ligjeve të para të shtetit serb. Shën Sava është përfaqësues i të gjithë atyre që përmes tij kërkuan ndihmë dhe me veprën e tij të pavdekshme ai vazhdon të jetë ndërmjetësi i të gjithëve në nevojë.
Ai është njeri i kishës të cilin populli serb e sheh si shembull kur në pjekurinë e tyre shpirtërore krijojnë karakterin e tyre personal dhe me këtë edhe karakterin e komunitetit të tyre.
Në këtë frymë e shohim edhe veprën e zgjatjes së dorës së miqësisë dhe solidaritetit të Republikës së Serbisë me vaksinat e dhëna si ndihmë të parë për qytetarët tanë, deri sa në vend nuk arrijnë sasitë e dakorduara. E shfrytëzoj këtë mundësi edhe njëherë të falënderohem që ndihmoni shëndetin tonë publik.
Edhe njëherë përzemërsisht dërgoj urime me rastin e Ditës Nacionale të Serbëve në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe qofshin të përjetshme emri dhe lavdia e Shën Sava, nën patronazhin shpirtëror të së cilit festohet kjo ditë."