Ministria e Arsimit dhe Qeveria janë të detyruar dhe do ta zbatojnë maturën që të sigurohen mundësi për të gjithë mbi 14,000 nxënës që kanë paraqitur dhënien e provimit dhe të vazhdojnë të mësojnë dhe të regjistrohen në fakultet. Është e papërgjegjshme t'i shkurtohet e drejta atyre që kanë vendosur të vazhdojnë në arsimin e lartë.
Nxënësit që nuk planifikojnë të vazhdojnë arsimin e lartë, kanë të drejtë të zgjedhjes të japin provimin vetëm të maturës shkollore dhe provimin profesional.
Matura shtetërore këtë vit do të jepet sipas një metodologjie të shkurtuar dhe të ndryshuar, siç vendosi Ministria e Arsimit dhe Shkencës në fillim të vitit shkollor, ndërsa me atë ishin të rënë dakord edhe maturantët dhe shoqatat e shkollës së mesme edhe mësimdhënësit dhe prindërit.
Rikujtojmë se janë bërë ndryshime në konceptimin ekzistues, janë futur dy lëndë zgjedhore - gjeografi dhe informatikë, dhe kemi harmonizuar detyrën projektuese që të jetë interesante për maturantët. Dhe atë e bëmë së bashku me nxënësit e shkollave të mesme
Gjithashtu, rikujtojmë se grupi punues në të cilën marrin pjesë përfaqësues të nxënësve të shkollave të mesme dhe Qendra Shtetërore e Provimit do të përgatitë koncept të ri për maturën shtetërore, e cila do të shfrytëzohet tashmë nga viti i ardhshëm dhe me këtë për një kohë të shkurtër është bërë hap i madh drejt përmirësimit të tërë konceptit.
Apelojmë që arsimi duhet të vazhdojë të rrjedhë madje edhe në kushte të pandemisë, sepse bëhet fjalë për të ardhmen e gjeneratave të reja. Ministria që nga fillimi bën gjithçka të mos lejojë që pandemia të ndikojë në zhvillimin dhe përparimin e nxënësve.
Ne jemi të vetëdijshëm se pandemia ka sjellë shumë sfida dhe ndryshime, por ajo nuk guxon t'i hezitojë nxënësit dhe maturantët të vazhdojnë të mësojnë dhe të rindërtohen.
Bojkotimi i grupit të maturantëve nuk është në favor të askujt dhe në këtë rast është plotësisht është i paarsyeshëm. Bojkoti i kësaj detyre dhe përgjegjësie thelbësore është i papranueshëm.
MASH-i mbetet partner i fortë i nxënësve, maturantëve, mësimdhënësve dhe prindërve dhe deri më tani në mënyrë të hapur dhe bashkërisht do të diskutojmë për të gjitha sfidat, por tani është i nevojshëm kuptimi dhe pranimi i situatave.