“Bujqësia dhe prodhimi i ushqimit janë një shans për sukses, ndërsa pandemia me virusin KOVID-19 edhe më tepër e theksoi nevojën për t'i siguruar popullsisë ushqim të shëndetshëm, cilësor dhe të llojllojshëm nga prodhimi vendor. Duhet t’i pranojmë si një trend të mirë të dhënat statistikore mbi blerjen dhe shitjen e produkteve bujqësore në tremujorin e tretë të vitit 2020 arritën në gati pesë miliardë denarë, që është një rritje prej 15.7% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar", tha Kryeministri Zoran Zaev, në intervistën për “Kapital”.
Zaev u fokusua në masat e Qeverisë si “Fermer i ri” me mbështetje deri në dhjetë mijë euro, “Grua rurale” me 3.000 euro, si dhe për agrobiznes të ri me 20,000 euro.
“Është shumë i rëndësishëm përdorimi i masave nga programi IPARD të cilat janë një mundësi reale për modernizimin e prodhimit bujqësor. Do të ketë thirrje për tokë bujqësore, investime, naftë të gjelbër dhe masë nga IPARD që do të financojë investime në zona rurale si akomodimi dhe hotelieri, shtëpi për të moshuar, pajisje për përpunimin e drurit, bletari, etj Këtë vit ne do të bëjmë gjithçka së bashku për të përfituar sa më shumë nga fondet e synuara për sektorin e bujqësisë dhe zhvillimin rural. Ne kemi burime. Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Agjencia për Mbështetjen e Zhvillimit Bujqësor dhe Agjencia e Pagesave janë vendosur në një sistem për informacion për të arritur deri te fermerët dhe për të përdorur fondet në dispozicion dhe njohuritë. Qëllimi ynë i përbashkët është zhvillimi i bujqësisë vendore dhe zhvillim më të madh rural në vend," tha Zaev.
Kryeministri njoftoi se ajo që do të sjellë stimulim shtesë në prodhimin bujqësor është privatizimi i tokës bujqësore në pronësi të shtetit në funksion të zhvillimit.
"Privatizimi do të bëhet në kushte të caktuara. Kushti i parë është që ajo të mos urbanizohet, ose më saktë është e ndaluar të përdoret për ndonjë qëllim tjetër përveç atij bujqësor. Për më tepër, nëse pronari i ri i tokës bujqësore nuk e kultivon ose jep me qira, ai do të paguajë trefishin e taksës.
Bujqësia është një potencial i madh për vendin dhe nëse e vendosim atë dhe tokën bujqësore në funksion, linjat e kreditit do të tërhiqen, paratë e kursyera do të investohen, që do të thotë krijim i vendeve të punës, inkurajim i rritjes së eksporteve, prodhimit vendas dhe përmes kësaj konkurrenca e prodhimit bujqësor nacional do të forcohet.
"Sipas analizave, toka bujqësore me çmime të tregut që është në pronësi shtetërore vlen më shumë se 2 miliardë euro, ndërsa ne presim 200 deri 300 milionë euro ose 10% deri në 12% të asaj që do të shitet në përputhje me interesin e qytetarëve dhe kompanive vendore ", tha Zaev dhe shtoi se plani është që deri ë fund të qershorit 2021, duhet të përfundojë debati për zgjidhjet ligjore, ndërsa me përfundimin e krizës të hyjë në progresin e kësaj iniciative.