Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jagoda Shahpaska, si përfaqësuese më e lartë e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, mori pjesë në Sesionin e Parë të Rregullt të Këshillit Ekzekutiv të UNDP/UNFPA/UNOPS, që u zhvillua më 3 shkurt, ku dha mbështetje të fuqishme në emër të Qeverisë për miratimin e Dokumentit të Programit të Shtetit të UNFPA-s për periudhën vjetore 2021-2025.
Në këtë mbledhje të nivelit të lartë, drejtoresha rajonale e UNFPA-s Alana Armitazh e përshëndeti Qeverinë e RMV-së për arritjet e shumta në fushat e mandatit të UNFPA-së, kurse ministrja Shahpaska u vuri theks të veçantë arritjeve të arritura përmes reformës në sistemin e mbrojtjes sociale, arritjeve në uljen e diskriminimit të grave, mundësive të barabarta, masave dhe politikave që synojnë mbajtjen e të rinjve në vend etj.
Ministrja Shahpaska, në fillim të fjalës së saj, e theksoi rëndësinë e bashkëpunimit të shkëlqyeshëm me UNFPA, në nivel rajonal dhe global, që kanë të bëjnë me përpjekjet e përbashkëta nga shteti të përcaktuara si prioritete dhe planit strategjik të UNFPA. Gjatë kësaj, ajo trajtoi çështjet më të rëndësishme brenda Programit për vendin tonë, që u miratua në këtë takim.
“Qeveria e RMV është plotësisht e përkushtuar për të drejtat e njeriut, mosdiskriminimin, barazinë gjinore, fuqizimin e të rinjve. Maqedonia e Veriut vazhdon të punojë me përkushtim në avancimin e barazisë gjinore, që është pjesë e Programit qeveritar dhe e Strategjisë së saj në udhëheqjen e iniciativave qeveritare. Një nga qëllimet kryesore të këtij Programi është promovimi i të drejtave të grave dhe rritja e pjesëmarrjes së tyre në jetën politike, ekonomike dhe publike”, theksoi ministrja Shahpaska.
Si pjesë e nismave ligjore dhe strategjike të miratuara nga Qeveria gjatë dy viteve të fundit, ministrja vuri në dukje ratifikimin e Konventës së Këshillit të Evropës për Parandalimin dhe Luftën kundër Dhunës ndaj Grave dhe Dhunës në Familje në mënyrë që të eliminohen sistematikisht të gjitha format e dhunës ndaj gratë, i vitit 2017. Pastaj, Ligji i ri për parandalimin dhe mbrojtjen nga dhuna ndaj grave dhe dhuna në familje - i miratuar në vitin 2021. Ky ligj i rregullon procedurat e institucioneve me kujdesin e duhur në mbrojtjen e grave nga të gjitha format e dhunës me bazë gjinore dhe viktimat e dhunës në familje, koordinimin e ndërsjellë të institucioneve dhe organizatave.
“Në vitin 2020 u miratua një Ligj i ri për parandalimin dhe mbrojtjen nga diskriminimi, në përputhje me standardet ndërkombëtare të të drejtave të njeriut dhe direktivat e BE-së mbi mosdiskriminimin, i cili ofron mbrojtje gjithëpërfshirëse kundër diskriminimit të bazuar në gjini dhe identitet gjinor. Në vitin 2021, u krijua një Komision i ri për Parandalimin dhe Mbrojtjen nga Diskriminimi që, më në fund, u mundësoi qytetarëve që të fitojnë një organ të pavarur për të mbrojtur të drejtat e tyre nga çdo diskriminim”, theksoi ministrja Shahpaska.
Ajo, gjithashtu, vuri në dukje Ligjin për ndërprerjen e shtatzënisë, i miratuar në vitin 2019, i cili garanton që gratë të kenë qasje në kohë tek ofruesit e shërbimeve shëndetësore.
“Me mbështetjen e UN Women dhe European Institute for Gender Equality (Institutit Evropian për Barazi Gjinore), Maqedonia e Veriut në vitin 2019 zhvilloi Indeksin e saj të parë të Barazisë Gjinore – mjet ky që tregon përparim drejt barazisë gjinore në BE”, nënvizoi ministrja Shahpaska. Ajo shtoi se në mesin e vendeve të BE, Maqedonia e Veriut aktualisht është në vendin e 15-të në indeks për sa i përket barazisë gjinore.
“Një nga përparësitë kryesore të vendit në vitet e ardhshme do të vazhdojë të jetë përmirësimi i mundësive për punësimin e grave, arsimimi, eliminimi i dhunës, aksesi në shërbime shëndetësore me cilësi të lartë në nivel kombëtar dhe lokal, krijimi i politikave dhe buxheteve të përgjegjshme gjinore”, tha Shahpaska. Ajo, po ashtu, shtoi se vazhdojnë edhe reformat në fushën e mbrojtjes sociale, të filluara në vitin 2019 me miratimin e ligjeve dhe akteve nënligjore që kanë për qëllim uljen e shkallës së varfërisë, veçanërisht të përqendruar në kategoritë e prekshme dhe ri-integrimin e tyre të suksesshëm në shoqëri.
“Secili ka të drejtë për mundësi të barabarta”, porositi ministrja Shahpaska.