Zaev për fushatën “Mëso mençur, puno profesionalisht”: Më shumë se 450 kompani deri më tani janë të gatshme të sigurojnë menjëherë praktikë për nxënësit nga shkollat e mesme në vend

Kryeministri Zoran Zaev në Tetovë mori pjesë në debatin që e organizoi Ministria e Shëndetësisë me mbështetje të Ambasadës së Zvicrës në Maqedoninë e Veriut.

 

Tema e debatit ishte reforma në arsim me aspekt të veçantë në arsimin profesional nën moton “Mëso mençur, puno profesionalisht”.

“Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, si pjesë e agjendave të saj prioritare, ka përfshirë në programin e saj dialogun social përmes të cilit ne do të identifikojmë nevojat e tregut të punës dhe do të bëjmë modifikime në sistemin arsimor. Ne e bëjmë këtë për të zvogëluar hiperproduksioin e kuadrove joproduktive dhe për të stimuluar arsimimin, udhëzimin dhe ndërtimin e kuadrove të afta. Kuadro të cilat menjëherë janë të gatshme t'u përgjigjet nevojave moderne të ekonomisë së re vendore. Ky dialog social mes të gjitha palëve të përfshira direkt dhe indirekt në këtë proces është thelbësor në mënyrë që të mund të marrim vendime të bazuara në fakte, jo në supozime”, theksoi Kryeministri Zaev në debat.

 

Zëvendësministri i Arsimit, Arafat Shabani,në fjalimin e tij theksoi se Ministria e Arsimit dhe Shkencës është në proces të harmonizimit të programeve arsimore që punohen si përgjigje e nevojave në sektorin e biznesit.
 

“Përmes mësimit të kombinuar me praktikë t’u përgjigjemi kërkesave afatgjata të sektorit real për nevojën për profile të caktuara, por edhe për të rritur punësimin e të rinjve në nivelin lokal. Në vitin shkollor 2021/2022 pritet që afërsisht 10,000 studentë të kenë pretendime për realizimin e mësimit përmes punës në kompani dhe nga 2022/2023 numri i studentëve do të jetë afërsisht 20,000 studentë. Qëllimi i konceptit të ri të mësimit të bazuar në punë në Republikën e Maqedonisë së Veriut është të sigurojë që shkollat, punëdhënësit dhe institucionet të fillojnë me një qasje të barabartë në zbatimin e mësimit përmes punës, veçanërisht për shkollat ​​ku pilotohen të tre kualifikimet, por edhe për të ndihmuar në zbatimin e praktikës feriale", theksoi zëvendësministri i Arsimit, Arafat Shabani.

Në debatin ku morën pjesë edhe ambasadorja e Zvicrës, Sibill Suter, kryetarja e Komunës së Tetovës, Teuta Arifi dhe kryetari i Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore, Nebi Hoxha, si dhe mysafirë nga shkollat e mesme profesionale dhe komunitetit të biznesit dhe u bisedua edhe rreth bashkëpunimit të deritanishëm të suksesshëm në sektorin e biznesit ku u nda informacioni se më shumë se 450 kompani deri tani janë të përgatitura të sigurojnë menjëherë praktikë për nxënësit e shkollave të mesme nga shkollat profesionale në shtet. Преку отворен дијалог и реформа која се спроведува низ отворена и инклузивна дебата ќе биде овозможено обезбедување на квалитетни кадри кои брзо и едноставно ќе се вклучат на пазарот на работна сила и активно ќе учествуваат во градењето на современата македонска економија.
 

Seria e debateve mbështetet nga Ambasada e Zvicrës, e cila ndan mjete financiare për këto programe dhe reforma dhe është një veprues aktive me përvojën e saj.