Ministria e Shëndetësisë informon se deri më tani janë paralajmëruar gjithësej 4000 punëtorë të shëndetësisë për vaksinim kundër KOVID-19. Prej tyre, rreth 2000 punëonjës të shëndetësisë janë nga qyteti i Shkupit, ndërsa të tjerët janë nga qytetet tjera.
Me ardhjen e parë të vaksinave nga kompania Fajzer e cila arriti nga Republika e Serbisë, po ja fillojmë me vaksinimin në Maqedoninë e Veriut.
Sistemi shëndetësor i Maqedonisë është i gatshëm plotësisht për imunizimin e popullatës. Punonjësit shëndetësorë do të jenë të parët që do të vaksinohen në spitalin modular në Qendrën Klinike "Nënë Tereza" në Shkup.
Nga gjithsej 8,000 doza, 4.680 dozat e para të vaksinave që u sollën nga Sërbia do të ruhen në frigoriferët në Institutin e Transfuziologjisë.
Vaksinat janë zhvilluar në platforma të sigurta dhe me to do të parandalojmë përhapjen e virusit KOVID-19.