Ministri i Punëve të Brendshme Olive Spasovski sot kishte takim pune me Kosta Petrov drejtorin e Fondit për Inovacione dhe Zhvillim Teknologjik Kosta Petrov, në të cilin u bisedua për sigurimin e parakushteve ligjore, përkatësisht ndryshim të rregullativës ligjore për mundësimin e të ashtuquajturës punës në distancë të personave nga territori i Republikës së Maqedonisë së Veriut, kurse në takim mori pjesë edhe sekretarja shtetërore në MPB Magdalena Nestorovska, si përgjegjëse për projektin.
Në periudhën e fundit, trend botëror në rritje është tërheqja e këtyre personave, para së gjithash për interes ekonomik, për arsye se këta do t’i harxhonin në Republikën e Maqedonië e Veriut mjetet të cilat i fitojnë në vendet tjera, për shembull në Unionin Evropian ose në Britaninë e Madhe. Programet e këtilla kanë impakt ekonomik për arsye se bëhet fjalë për persona të huaj me të ardhura të majme, të cilët marrin me qira banesa në vend, i harxhojnë mjetet në shtetin tonë dhe bëhen pjesë e biznis sistemit. Për momentin shtetet si Kroacia, Gjorgjia etj. kanë zhvilluar program për tërheqjen e këtyre personave, të cilët më së shumti punojnë në ITK sektorin përmes internetit dhe nuk janë të lidhur me punë në zyra ose në një lokacion. Përmes ndryshimit dhe plotësimit të Ligjit për të huaj këtyre personave do t’u mundësohet qëndrim legal në shtet në periudhë më të gjatë kohore dhe në këtë mënyrë ato të holla të fituara do ti harxhonin në shtetin tonë.
Ministri Spasovski potencoi se në kuadër të MPB-së më është formuar grupi i punës, i cili punon në propozime për ndryshimin e rregullativës ligjore dhe Ministria është e përkushtuar për implementimin e këtij projekti nga i cili përfitime do të ketë ekonomia jonë. Drejtori Petrov nga ana e tij potencoi se krijimi i kushteve dhe standardeve evropiane do të kontribuojë në të ashtuquajturën "nomad dixhital", ndër të cilët ka edhe ekspert dhe sipërmarrës të mëdhenj të huaj, që të punojnë nga vendi ynë, që është vetëm pjesë e vizionit të FITR, që Republika e Maqedonisë së Veriut të jetë Startup Hub rajonal.