Banka Botërore do të vazhdojë t`i mbështesë përpjekjet e Qeverisë dhe Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës për avancimin e cilësisë dhe konkurrencën e sistemit kombëtar të arsimit në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Ky është përfundimi nga takimi i sotëm i Ministres së Arsimit dhe Shkencës Milla Carovska dhe Masimilijano Paoluçi, Drejtor i Zyrës së Bankës Botërore në Maqedoninë e Veriut dhe Kosovës, ku fokusi ishte vënë në reformat e vazhdueshme në arsimin fillor dhe të mesëm, ndërsa njëkohësisht diskutohej edhe për fillimin e realizimit të "Projektit për Kapital Njerëzor" të ri.
Gjatë kohës së takimit, Ministrja Carovska e potencoi bashkëpunimin tashmë të suksesshëm midis Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Bankës Botërore, duke shprehur falënderim për njoftimet se mbështetja do të intensifikohet veçanërisht në periudhën që vjen, pikërisht për ndryshimet që duhet të ndodhin në sistemin kombëtare arsimor në pjesën e arsimit fillor.
"Me mbështetje të partnerëve tanë, jam e bindur se Koncepti për Arsimin Fillor do të jetë faktor i lëvizshëm në reformimin e të gjitha segmenteve të sistemit arsimor në vendin tonë. Reformat të planifikuara mirë dhe të koordinuara në fushën e arsimit do të kontribuojnë për zhvillimin jo vetëm të individit, por edhe të të gjithë shoqërisë," tha Carovska, duke theksuar se një nga përparësitë kryesore është edhe investimi në kuadrin dhe infrastruktura e sistemi edukativo-arsimor.
Drejtori i Zyrës së Bankës Botërore për Maqedoninë e Veriut dhe Kosovës, Paoluçi, e vërtetoi mbështetjen për reformat e propozuara në arsimin fillor, për të cilat theksoi se janë në përputhje të plotë me rekomandimet e Bankës Botërore. Sipas Bankës, investimi në arsimin fillor është treguar se jep rezultate të mëdha krahasuar me nivelet e mëvonshme të arsimit dhe trajnimit dhe ka kontribut vendimtar në zhvillimin e potencialit njerëzor.
Në takimin bëhet fjalë edhe për implementimin e "Projektit të Kapitalit Njerëzor" të ri, tek i cili përfshihet edhe RMV, ndërsa i njëjti paraqet përgjigje globale të grupacionit të mobilizimit të Bankës Botërore për vendet dhe partnerët, të synuara në avancimin e kushteve për jetesë të njerëzve, rritjen e inkluzivitetit të rritjes ekonomike të secilit vend dhe luftën kundër varfërisë.