Zaev: Ofrova që opozita të ketë kontroll institucional në realizimin e Qendrës së re Klinike, ata me 2.000 amendamente e bllokuan Ligjin

“Unë jam për arritjen e konsensusit. Për 10%, për 20%, për 30% të çështjeve. Kjo do ta përshpejtojë shtetin drejt qëllimit të tij. Nëse ecim me 100 km në orë, do të ecim me 150”, theksoi Kryetari i Qeverisë Zoran Zaev në pyetjen për bashkëpunimin me opozitën për çështjet e rëndësishme për qytetarët.

“Qendra Klinike ishte aktuale. Ky është projekt për njëherë në 100 vite. Vlen 500 milionë euro sipas studimit fizibiliti nga viti 2014, nga koha e VMRO-DPMNE-së, Shkuam në Kuvend pasi që është kriza me kovid dhe përmes ligjit të definojmë bashkërisht të hyjmë në realizimin me opozitën. Projekti më i madh, të cilin e financojmë me para tona dhe për të cilin BE na thotë se nëse e zbatoni do t’u japim grant prej 50% nga vlera. Që të qëndrojmë bashkërisht dhe për ta bindur opozitën thash ata të jenë shumicë në realizimin e këtij projekti të madh. Ne, nëse jemi pushtet, do të jemi minoritet. Plus për të pasur edhe në rolin kontrollues, në komisionin parlamentar që do të ndjek projektin edhe aty të jenë shumicë. Në rendet tona është ministri i Shëndetësisë dhe kjo mjafton. Domethënë përgjegjës i parë për realizim dhe përgjegjës i parë për kontroll të jenë nga opozita. Me 2.000 amendamente e bllokuan Ligjin”, tha Kryeministri Zaev në intervistën për Slobodna TV.

Ai shtoi se praktikën e njëjtë opozita e zbaton edhe për ligjet e tjera në interes të qytetarëve dhe për përparimin e vendit.

“Filluam me Ligjin për ndërtimet e paligjshme. E shoh se ministri ynë Boçvarski përpiqet që me kryetarin e Komisionit Parlamentar, Misajllovskin, të nisë procedurën për miratimin e Ligjit. Ligji për efikasitet energjetik, me 50 milionë euro nga Banka Botërore, është gjithashtu i bllokuar, ndërsa ai duhet të jetë i dedikuar për spitale, kopshte për fëmijë, shkolla. Projekti tramvaj me rrota, projekt ekologjik për të cilin ndamë 70 milionë euro, gjithashtu është i bllokuar.  Është bllokuar edhe Ligji për bujqit për qendrat e blerjes në Shkup, Resnje dhe Strumicë, që do të thotë se definitivisht për gjithë këtë na nevojitet person nga ana tjetër për bisedim me ndjenjë për këto punë”, theksoi Kryeministri Zaev në intervistën për Slobodna TV.