“Duhet të ketë regjistrim. Askush nuk e dimë kur do të përfundojë pandemia. E dëmtojmë shtetin, shpenzojmë para, ndërsa për 20 vite nuk kemi të dhëna të sakta për zhvillimin e ekonomisë”, tha Kryeministri Zaev në intervistën për TV Sitell lidhur me pyetjen për realizimin e Regjistrimit të popullsisë në kushte të kovid krizës, duke shtuar se Regjistrimi është vegël të cilën çdo vend jo rastësisht e bën çdo 10 vite, pikërisht për atë që prej aty nxirren të dhëna në bazë të së cilave bëhen politika më efikase që të mund të zhvillohet ekonomia, për qytetarët, për standardin.
“Më lehtë është diçka të shtyhet. Pyetja është nëse do ta pranoni ta zbatoni sfidën. E dini, shtynim zgjedhje. Kërkesa e opozitës ishte t’i shtyjmë në shtator –tetor, nëntor, cilat ishin numrat atëherë? Kështu që mësojmë nga ajo që askush nuk e di se çka do të ndodh pas një viti, pas gjysmë viti ose ngjashëm. Kur mund ta përfundojmë punën, duhet ta përfundojmë sot, të mos e shtyjmë për nesër, veçanërisht punë të tilla të rëndësishme”, theksoi Kryeministri Zaev.
Ai shtoi se ka vende që e lejojnë të vendosin për shtyrje në vitin 2022, por ato vende kanë të dhëna nga viti 2011 ose nga viti 2012.
“Ne të dhënat e fundit i kemi nga viti 2002 dhe absolutisht kjo është e papranueshme, veçanërisht në kohë kur ndodhën migrime të shumta”, tha Kryeministri Zaev lidhur me zbatimin e operacionit më të madh statistikor në Maqedoninë e Veriut, regjistrimi i qytetarëve, amvisërive dhe banesave, i cili në fazë të parë veçmë filloi me regjistrim të kategorisë të caktuar të qytetarëve.