Kryeministri Zaev në ngjarjen solemne 40 vite nga ekzistimi i Njësisë Speciale Antiterroriste – Tigri: Kemi formacione bashkëkohore dhe sistem funksional të sigurisë nacionale në luftën kundër krimit të lartë dhe terrorizmit

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev mbajti fjalim në ngjarjen solemne me rastin e 40 vite të ekzistimit nga formimi i Njësisë Speciale Antiterroriste – Tigri.

I shoqëruar nga zëvendëskryeministri i parë i Qeverisë dhe ministër i Sistemit Politik dhe Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive, Artan Grubi, ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska dhe ministri i Shëndetësisë  Venko Filipçe, Kryeministri Zaev vendosi kurorë me lule të freskët në memorialin e pjesëtarëve të rënë të Njësisë Speciale Anti-Terroriste - Tigër dhe më pas ndoqi programin solemn me rastin e këtij përvjetori domethënës.
 

Kryeministri Zaev, në kuadër të ngjarjes, u nënshkrua në librin përkujtimor si Kryeministër iparë që iu dha ajo mundësi, ndërsa komandanti i njësisë Kryetarit të Qeverisë i dhuroi një pllakë jubilare.
 
Në emër të Qeverisë, komandantit të Njësisë Speciale Antiterroriste – Tigri, Mitko Danevski, Kryeministri Zaev i dhuroi mirënjohje për këtë jubile të rëndësishme dhe ia dorëzoi çmimin si pjesëtari më i mirë i Njësisë Speciale Antiterroriste për vitin 2020.

 

Në vazhdim të kësaj kumtese ua përcjellim fjalimin e Kryeministrit në tërësi:

“Kjo ngjarje e madhe, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve më të lartë të Qeverisë, Ministrisë së Punëve të Brendshme, agjencive dhe shërbimeve të tjera nga sektori mbrojtës, me pjesëmarrje të mysafirëve nga kori i lartë diplomatik, si dhe me pjesëmarrjen e familjve të më shumë gjeneratave të pjesëtarëve të Njësisë Speciale Antiterroriste, i është përkushtuar pikërisht kësaj njësie.

Sot, Njësia Speciale Antiterroriste, e njohur si “Tigri”, shënon 40 vite nga ekzistimi i saj,

“Ky është një përvjetor serioz i denjë për t’u festuar me të gjitha nderimet më të larta sepse Njësia Speciale Antiterroriste sot është sinonim i trajnimit për standarde më të larta të angazhuar në lufën kundër terrorizmit dhe krimit të dhunshëm. Sinonim i profesionalizmit, guximit maksimal dhe i gatshëm për të përballuar çdo sfidë që vë në dyshim sigurinë e vendit dhe qytetarëve të saj.

 Ndryshe nga të gjithë përvjetorët e mëparshëm, ky vit, ky përvjetor është shënuar posaçërisht me anëtarësimin tonë të plotë në NATO, gjë që rezulton në interesa të përbashkëta të sigurisë me të gjitha vendet anëtare.

Si anëtare e NATO-s dhe koalicionit global për luftën kundër terrorizmit, Maqedonia e Veriut me sistemin e saj të përshtatshëm të sigurisë ushtarake sipas standardeve të NATO-s, një vend të rëndësishëm ka edhe Njësia Speciale Antiterroriste që është trajnuar në luftën kundër ekstremizmit të dhunshëm dhe terrorizmit për të kryer aftësitë më të larta teknike.
 
Lufta kundër terrorizmit, radikalizimit dhe ekstremizmit të dhunshëm dhe mbrojtja e sigurisë nacionale dhe sigurisë së të gjithë qytetarëve të vendit tonë janë në krye të prioriteteve të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe kjo njësi është një nga garantuesit e këtij prioriteti.

Ndryshimet në zhvillimin e saj historik ishin pasojë e sfidave moderne të sigurisë me të cilat përballet shoqëria, kështu që shndërrimi i saj i fundit në një Njësi Speciale Antiterroriste është produkt i nevojës për të përshtatur sistemin tonë të sigurisë me sfidat e reja në luftën kundër terrorizmit global një kërcënim për kohën tonë.

 Vetë procesi i formimit, rritjes dhe zhvillimit të saj ngaviti 1981 deri në vitin 2021, nga një Stacion i milicisë për të kryer detyra speciale, përmes detyrave speciale, në atë që është sot, një Njësi Speciale moderne Antiterroriste e një vendi anëtar të NATO-s, mjaftueshëm flet për transformimin e njësisë në përputhje me përmirësimin dhe përshtatjen e sistemit të sigurisë së vendit tonë.
 

Edhe brenda njësisë, kriteret dhe standardet po rriteshin dhe përmirësoheshin. Çdo anëtar i kësaj njësie është absolutisht i vetëdijshëm se çfarë shenjash mban në uniformën e tij dhe se ky nder dhe privilegj kërkon aftësi dhe etikë jashtëzakonisht të lartë dhe specifike nga secili prej anëtarëve të saj.

Jam gjithashtu i kënaqur që këto kritere dhe standarde të larta janë një motiv i fortë për shumë të rinj që kanë ambicie të bëhen pjesë e kësaj njësie të Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Ky fakt imponon, por edhe detyron. Kjo është arsyeja pse Qeveria gjithmonë do të mbështesë Ministrinë e Punëve të Brendshme për të investuar vazhdimisht në zhvillimin e Njësisë për ndërtimin e vazhdueshëm dinamik të secilës pjesë të saj.
Unë jam i bindur se Njësia Speciale Antiterroriste- Tigri, e riorganizuar dhe e modernizuar,  do të vazhdojë rrugën dyzetvjeçare të shërbimit shumë të motivuar, shumë të organizuar dhe të përgatitur, e cila së bashku me të gjitha segmentet e tjera të sistemit tonë të sigurisë është një garantues i paqes dhe sigurisë së qytetarët dhe mbrojtja e rendit kushtetues të shtetit.

Të nderuar pjesëtarë të Njësisë Speciale Antiterroriste – Tigri, jua uroj këtë jubile.

Kjo ceremoni dhe njësia juaj sot dërgojnë një mesazh të fuqishëm se Republika e Maqedonisë së Veriut ka formacione kapacitetesh dhe një sistem të sigurimit nacional të përgatitur mirë dhe funksional për të luftuar të gjitha format e krimit dhe veçanërisht për të luftuar terrorizmin.

Të nderuar pjesëtarë të Njësisë Speciale Antiterroriste – Tigri, unë dhe Qeveria jemi krenar me ju”.