Çdo qytetar që do të gjendet në kufi gjatë orës policore duhet të lejohet të arrijë në shtëpinë e tij

Qeveria  rreptësisht i hedh poshtë manipulimet e paraqitura në shkrimet e portaleve të caktuara dhe në konferencën për shtyp të VMRO-DPMNE-së për  “skandalin” e pretenduar se derisa qytetarët ndëshkohen , Kryeministri Zaev është lajmëruar  që të lëshohen  automjete,  me çka ligjet nuk vlejnë njëjtë për të gjithë.

Qeveria në mbledhjen e saj të 51-të, kur u mor  vendimi  aktual për lëvizje të kufizuar,  me konkluzion të veçantë përcaktoi se do të lëshohen  të gjithë udhëtarët me automjete të cilët  janë larguar nga vendi para vendosjes së ndalimit.

Në mënyrë shtesë, në mbledhjen e Shtabit të Përgjithshëm të Krizave u konkludua se të gjithë qytetarët tanë që kthehen nga jashtë dhe hyjnë në territorin e Maqedonisë së Veriut , në cilin do kalim kufitar , gjatë periudhës së ndalimit dhe regjimit  të veçantë të lëvizjes , t’u lejohet lëvizje nga kalimi kufitar  deri në vendbanimin e tyre.

Të drejtat vlejnë për të gjithë. Çdo qytetar  i gjendur  në kufi pas orës 22:00 ka të drejtë të arrijë në shtëpinë e tij dhe askush nuk guxon të mos ta sigurojë  ose ta pengojë atë të drejtë.

Në këtë mënyrë, shërbimet tona kufitare duhet t’i lëshojnë të gjithë udhëtarët, qytetarë të Maqedonisë së Veriut, të cilët do të gjenden në një nga kalimet kufitare tokësore pas orës 22:00, pa pasur nevojë për ndonjë indikacion.