Departamenti i Matjes Laboratorike dhe të Terrenit në Ministrinë e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Fizik, sot edhe zyrtarisht e ka marrë certifikatën e sistemit të cilësisë sipas standardit ISO 17025 për Laborator të akredituar, duke certifikuar 7 metoda testimi, nga të cilat 6 janë për cilësinë e ujit dhe një për zhurmën.
Me këtë rast, ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Naser Nurdini, vizitoi Laboratorin, ku udhëheqësi Afrim Latifi e njoftoi me metodat për të cilat u mor certifikata dhe u diskutua për planet e mëtejshme të zhvillimit të Laboratorit.
Siç informoi ministri Nuredini, me prezantimin e sistemit të cilësisë sipas standardit të akredituar laboratorik dhe certifikimin e 7 metodave nga Instituti i Akreditimit, Laboratori mori mirënjohje për punën e tij dhe tani mbetet që të zgjerohet numri i metodave që do të akreditohen në çdo vit tjetër. Në fazat e ardhshme, është planifikuar akreditimi i metodave të cilësisë së ajrit, dhe në Buxhetin për 2021 janë siguruar mjete për furnizimin e instrumentit për matjen e emisioneve nga burimet stacionare, për të cilat procedura e furnizimit do të fillojë së shpejti.
Laboratori, Sistemi i cilësisë sipas standardit për laboratorin e akredituar ISO 17025 është implementuar që nga viti i kaluar, dhe sot ai zyrtarisht mori një certifikatë për të njëjtën nga Instituti i Akreditimit të Republikës së Maqedonisë (IARM).