“Këtë vit festojmë tre përvjetorë që fuqishëm ilustrojnë historinë bashkëkohore dhe zhvillimin e Maqedonisë së Veriut: 30 vite nga shpallja e Pavarësisë, 20 vite nga Marrëveshja Kornizë e Ohrit dhe 1 vit nga anëtarësimi ynë në NATO. Mesatare më e bukur nga ajo se ku ishte dhe ku është sot vendi ynë, nuk mund të dëshirohet. A ka diçka më të bukur se mozaiku? Mozaiku maqedonas shkëlqen me ngjyrat më të bukura”, potencoi Kryetari i Qeverisë, Zoran Zaev në intervistën për botimin elektronik të gazetës prestigjioze sllovene “Dello”.
Kryeministri Zaev në intervistën thotë se me Marrëveshjen Kornizë të Ohrit në gusht të vitit 2001 u përfundua konflikti dhe u pranua si garanci se të gjitha çështjet në interes të bashkësive në vendin tonë do të zgjidhen përmes dialogut dhe përmes institucioneve.
“Shteti tregoi kapacitet për t’u ballafaquar me sfidë serioze dhe u mbështet te partnerët e tij nga komuniteti ndërkombëtar. Në momente kur bashkëjetesa dhe toleranca ndëretnike u vendosën në test, treguam se duam të jetojmë në shtet të përbashkët dhe und të pajtohemi të përparojmë të gjithë së bashku”, theksoi Kryeministri Zaev në intervistën për “Dello”.
Zaev shtoi se Marrëveshja e Ohrit është pasqyrë e frymës së re për udhëheqjen e politikave, politikave që ndërtojnë ura dhe nuk i shkatërrojnë ato, politika që bashkojnë qytetarët dhe nuk e ndajnë rrugën në të cilën e sigurojmë ardhmërinë e vendit tonë si vend në shtëpinë e përbashkët euroatlantike me popujt tjerë.
“Përcaktimi ynë është të ndërtojmë dhe të kujdesemi për shoqëri të përbashkët për të gjithë, qëllimi ynë është të ndërtojmë shoqëri për qytetarët, njëkohësisht me respekt ndaj ndryshimet sociale, etnike, nacionale, fetare dhe kulturore. Ky qëllim veçantia dhe thelbi ynë për bashkësi. Kjo bashkësi që ndërtohej me shekuj, për ne përfaqëson detyrim për ardhmëri tonë të përbashkët. Prandaj me të drejtë themi se ndryshimet në shoqërinë tonë i konsiderojmë për përparësi tonën. Për pasuri të përbashkët dhe për përparësi tonë”, theksoi Kryetari i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, Zaev në intervistën për botimin elektronik të gazetës prestigjioze sllovene “Dello”.