Paga mesatare rritet në vazhdimësi!

Paga-neto mesatare e paguar për punonjës në janar të vitit 2021, ka arritur 28.272 denarë, që është 2,7% më e lartë nga muaji i njëjtë nga viti i kaluar, ose rritje prej 732 denarë për një vit.

Në përputhje me të dhënat e Entit Shtetëror për Statistikë, rritja e tillë para së gjithash ka të bëjë me rritjen e pagës mesatare në sektorët: Veprimtaritë për mbrojtjen shëndetësore dhe sociale (12,4%), Art, zbavitje dhe rekreacion (8,4%) dhe Informacione dhe komunikime (8,3%).
Sipas statistikës, paga-neto mesatare e paguar për muajin janar është më e lartë në sektorët informacione dhe komunikime dhe arrin 53.928 denarë.

Paga-bruto mesatare e paguar për muajin janar arrin 42.204 denarë.

Qeveria në konsultim me të gjitha palët në shoqëri, sindikatat, odat, organizatat e punëdhënësve, krijon ambient për rritjen e pagës mesatare dhe minimale.

Jemi të përkushtuar për realizimin e normave të rritjes ekonomike dhe rritjes së pagave deri më 30%.