Kryeministri Zaev drejtuar nëpunës të rinj policor : Ti mbroni qytetarët, kushtetutën dhe ligjet dhe për t'i shërbyer të gjithë pjesëtarëve të popujve të vendit tonë

Kryeministri Zaev sot morri pjesë në ceremoninë solemne në të cilën 569 nëpunës të rinj policor të gjeneratës 2019-2020 u promovuan në Qendrën e Trajnimit të Ministrisë së Brendshme në Idrizovo. Kryeministri Zoran Zaev iu drejtua ceremonisë solemne dhe jua përcjellim fjalimin e tij në tërësi.

“Më paraqet nderë të veçantë të jem pjesë e kësaj dite speciale për ju, pjesëtarë të gjeneratës më të re të nëpunësve të policisë që përfunduan një trajnim një vjeçar në Qendrën e Trajnimit të Ministrisë së Brendshme.

Gëzohem së bashku me ju sepse me shumë sukses të gjithë ju si kandidatë keni përfunduar trajnimin për zotërimin e kompetencave të nevojshme për policët me shumë sukses.

Kjo flet për motivimin tuaj të lartë për të pasur sukses dhe unë jam i bindur që ju do të kujdeseni  për atë motivim edhe në përmbushjen e detyrave tuaja kur të merrni angazhimet tuaja profesionale në radhët e policisë.

Përballë të gjithëve ju qëndron një nga detyrat më fisnike - Ti mbroni qytetarët, kushtetutën dhe ligjet dhe për t'i shërbyer të gjithë pjesëtarëve të popujve të vendit tonë

Dua t'ju përgëzoj dhe t'ju inkurajoj në angazhimin tuaj për zbatimin e detyrave tuaja ndaj qytetarëve. Ai mision  t'ju përmbushur me krenari, kënaqësi dhe përmbushje dhe për të përparuar me sukses në profesion, në hierarki dhe për një vend në njësitë më elitare të Ministrisë së Brendshme.

Mundësitë për përparim janë të hapura për ju dhe do të varet nga ju personalisht se si do t'i përdorni këto mundësi.

Gjatë trajnimit tuaj mësuat se cilat janë pritjet nga përmbushja e detyrës tuaj si npunës policie. Ju keni mësuar se duhet ta përmbushni atë detyrë me dinjitet, me respekt për të tjerët, me dhembshuri, me ndershmëri, guxim dhe vëmendje.

Unë kam besim se trajnimi ju ka përgatitur për të kryer detyrat sa më mirë që të mundeni. Çdo detyrë që merrni do të jetë e rëndësishme sepse është në shërbim të mbrojtjes dhe të qytetarëve. Sepse ka për qëllim mbrojtjen e sigurisë së qytetarëve dhe mbrojtjen e shtetit ligjor.

Kryeni detyrat tuaja me integritet dhe kompetencë të dukshme për të dhënë një shembull dhe për të inkurajuar të tjerët në këtë mision të përgjegjshëm.

Kështu, ju personalisht do të fitoni besimin e qytetarëve dhe në atë mënyrë do të merrni pjesë në ngritjen e besimit të qytetarëve në polici.

Si me çdo gjeneratë më parë, ashtu edhe me këtë instruktorët nga Qendra e Trajnimit të Ministrisë së Brendshme kanë krijuar me sukses një gjeneratë tjetër të oficerëve të policisë në emër të të cilave ju shpreh urimet e mia të përzemërta.

Urimet dhe mirënjohjet meritojnë kujdesin për vazhdimësinë në sigurimin e stafit profesional dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Me këto urime me   shumë kënaqësi ju bashkohem në festimin e suksesit tuaj. "