Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, sot mori pjesë në një takim tematik pune, të organizuar nga Ministria e Punëve të Jashtme, me shefat e misioneve diplomatike dhe konsullore zyrat përfaqësuese të Republikës Maqedonia e Veriut , të akredituar në vendet anëtare të Bashkimit Evropian dhe misionet e përhershme në BE dhe NATO.
Në takim është bërë një analizë nga përvjetori i anëtarësimit të Maqedonisë Veriore në NATO dhe është biseduar edhe për perspektivat evropiane, në vigjile të Këshillit të BE-së në qershor të vitit 2021. Në korniza të hapave të këtyre proceseve, u diskutuan mundësitë për realizimin e prioriteteve kryesore strategjike të politikës së jashtme të Republikës së Maqedonisë Veriore, pas anëtarësimit në NATO, në kontekst të procesit të integrimit evropian.
"Ne mbetemi 100% të përkushtuar në BE dhe në ndërtimin e miqësive, përmes politikave të dialogut, fqinjësisë së mirë dhe mirëkuptimit, si dhe proceseve të reformave të brendshme, në drejtim të lëvizjeve të merituara të Maqedonisë Veriore në fushën e integrimit evropian , pas anëtarësimit të suksesshëm në NATO, duke ruajtur dinjitetin e gjuhës maqedonase dhe popullit maqedonas", tha Kryeministri Zaev.
Në takim është theksuar rëndësia e zbatimit të suksesshëm të regjistrimit, si një përgjegjësi qytetare e të gjithëve, e miratuar me ligj, në mënyrë që të kontribuojë në krijimin e mundësive për krijimin e politikave efektive publike për zhvillimin e vendit.
"Qeveria është politikisht e qëndrueshme. Pres racionalitet nga opozita dhe punë efikase të Parlamentit në periudhën e ardhshme, në mënyrë që të zhvillohet më tej vendi politikisht dhe ekonomikisht," tha Kryeministri Zaev.
Ai gjithashtu iu referua situatës ekonomike në vendin tonë, përparësive të investimeve në vend, masave të krijuara nga Qeveria me qëllim tërheqjen e investimeve dhe shprehu pritjen që ambasadorët, me veprimtarinë e tyre në vendet anëtare të BE, të ndihmojnë Maqedoninë e Veriut si në aspektin politik ashtu edh në atë ekonomik.
Kryeministri Zaev gjithashtu foli për gjendjen shëndetësore në vend dhe tha se Qeveria po ndërmerr të gjitha hapat e nevojshëm dhe të mundshëm në mbrojtjen e shëndetit publik dhe trajtimin e pasojave të pandemisë.
Mikpritësi i takimit të punës me shefat e misioneve diplomatike-konsullore të vendit në vendet e BE-së është Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani.