Zaev: Treguam virtyt dhe madhështi dhe në vend të bojkotit dhe bllokadave ramë dakord për Regjistrimin në muajin shtator, zhbllokimin e Parlamentit dhe ndryshimet në Kodin Zgjedhor

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev në deklaratë për media pas takimit me Kryetarin e VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, theksoi se temë e bisedimeve në takim ishte regjistrimi i popullsisë, imunizimi nga Kovid-19, kodin Zgjedhor dhe avancimin e modeleve demokratike për zgjedhjet lokale dhe parlamentare dhe zhbllokimin e punës së Kuvendit.

Në vazhdim jua përcjellim deklaratën e Kryeministrit Zaev në tërësi:

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev në deklaratë për media pas takimit me Kryetarin e VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, theksoi se temë e bisedimeve në takim ishte regjistrimi i popullsisë, imunizimi nga Kovid-19, kodin Zgjedhor dhe avancimin e modeleve demokratike për zgjedhjet lokale dhe parlamentare dhe zhbllokimin e punës së Kuvendit.

Në vazhdim jua përcjellim deklaratën e Kryeministrit Zaev në tërësi:

Gjatë takimit patëm një pauzë që t’i konsultojë edhe presidentin e shtetit, kryetarin e Kuvendit, ministrin e Drejtësisë, drejtorin e Entit shtetëror për statistikë, si dhe partnerët më të mëdhenj të koalicionit BDI dhe BESA, ndërsa për të mërkurën kam  takim me Aleancën për Shqiptarët dhe Alternativën në të cilën do të bisedojmë për shtetësinë si dhe temat për të cilët sot biseduam.

Kemi arritur marrëveshje për shkak të imunizimit të popullatës dhe mundësisë që të pranohet edhe vaksina e dytë për regjistruesit, që të anulojmë regjistrimin e popullatës në shtëpi, duke filluar prej 5 deri 30 shtator, me çka anulohen edhe zgjedhjet lokale  ku nuk do të mbahen në gjysmë e parë të tetorit por në  gjysmën e dytë të tetorit,

Parasegjithash  është shumë e rëndësishme që situata sipas informacionit që kam ndarë me Kryetarin  e VMRO-DPMNE-së për atë se çfarë do të thotë të imunizosh popullatën që fillon  nga e mërkura, nga 31 prilli janë pritjet, sipas marrëveshjeve që kemi me KOVAKS , me "Pfizer", nga BE, marrëveshjet nga Kina, nga Rusia për të pasur 350,000 vaksina deri në fund të  muajit prill.

Diaspora do të vazhdojë të regjistrohet gjatë gjithë kësaj periudhe, deri më 30 shtator, gjë që do t'i japë të gjithëve mundësinë që të gjithë të jenë të motivuar dhe të nënshkruhen në mënyrë më masive.

Ky është një operacion shumë i rëndësishëm statistikor, për këtë shtyrje kemi arritur një marrëveshje me partinë më të madhe të opozitës, dhe unë besoj se partitë më të mëdha të opozitës me kombësi shqiptare AA dhe Alternativa do të bien dakord me këtë, dhe unë i dërgoj një mesazh Levicës, dhe pres që të gjithë të dërgojnë një mesazh tek qytetarët për t'u regjistruar.

Është  logjike të jemi të kujdesshëm që fushata të mos përkojë me regjistrimin, kështu që fushata për zgjedhjet lokale do të fillojë pas 30 shtatorit, pra nga 1 tetori e tutje, me qëllimin përfundimtar për të arritur në gjysmën e dytë të tetorit të kemi raundin e parë dhe në javën e parë ose në gjysmën e parë të nëntorit për të pasur raundin e dytë të zgjedhjeve lokale.

Pjesa për të cilën kemi rënë dakord të zhbllokojmë Kuvendin është gjithashtu shumë e rëndësishme. Ligje të tilla siç janë për  Qendrën klinike, legalizimi i ndërtesave pa leje, paketa e pestë e masave me 100 milion euro nga Banka Evropiane e Investimeve për kredi për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, ndryshimet ligjore për ASHMAA dhe MRTV që kanë ngecur për më shumë se një vit e  gjysmë, ligji për shtetësinë, ligjet që lidhen me pensionin për 64 vjet, ligjet e ekologjisë dhe të gjitha ligjet e tjera, si dhe mbështetja për të gjitha ligjet që janë në agjendën tonë evropiane dhe ligjet që nënkuptojnë ndihmë për popullatën dhe ekonominë.

Kemi treguar virtyt dhe madhështi duke pranuar që nesër që të vendoset  në Kodin Zgjedhor shenjat e gishtërinjve për të cilën është rënë dakord të hyjë në procedurë. Ne morëm përsipër të vazhdojmë menjëherë grupet e punës dhe të diskutojmë për përmirësimin e Kodit Zgjedhor, mbi të gjitha përfshirjen e rekomandimeve të OSBE / ODIHR, të tilla si kërkesa e partive në pushtet për listat e hapura të këshilltarëve dhe kërkesa e VMRO-DPMNE-së  për të zgjedhur një kryetar bashkie në raundin e parë zgjedhor me 30% mbështetje të një kandidati nga numri i përgjithshëm i votuesve në komunë.

Për zgjedhjet e rregullta parlamentare, ne do të diskutojmë kërkesat tona dhe kërkesat e partive më të vogla politike për një zonë elektorale, si dhe të shqyrtojmë mundësinë që diaspora jonë, përveç votimit në misionet diplomatike dhe konsullore, të jetë në gjendje të votojë në qendrat e tjera të votimit.

Të gjitha këto çështje koordinohen me partnerët më të mëdhenj të koalicionit në Qeveri. Ne do të përdorim mundësinë për të koordinuar me partnerët më të vegjël të koalicionit sepse sot fola në emër të tyre për të dërguar mesazhin se kjo nuk është vetëm një marrëveshje midis dy partive, por bisedime që lindin nga shqetësimi që të gjithë të konsultohen dhe të përfshihen për të pasuar sukses i gjithë procesi, dhe nga qëllimi për të treguar virtytin për kërkesat e opozitës. Besoj se në këtë mënyrë do t’i shërbejmë më mirë të gjithë qytetarëve ”.

 

,