Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev priti në takim delegacionin e Agjencisë Franceze për Zhvillim të udhëhequr nga drejtori rajonal për Ballkanin Perëndimor, Dominik Otberg, i shoqëruar nga ambasadori i Republikës së Francës në vendin tonë, Siril Bomgartner.
Në takim, në të cilin morën pjesë edhe zëvendëskryetari i Qeverisë i ngarkuar për Çështje Ekonomike, koordinim me resorët ekonomik dhe investimet, Fatmir Bytyqi, Kryeministri Zaev shprehu kënaqësinë e marrëveshjes së nënshkruar kohë më parë për bashkëpunim me Agjencinë Franceze për Zhvillim dhe theksoi se kjo marrëveshje ka rëndësi të madhe si mbështetje shtesë në arritjen e standardeve evropiane në vendin tonë dhe njëkohësisht paraqet sinjal të fortë për forcimin e marrëdhënieve bilaterale me Maqedonisë së Veriut dhe Francës.
Ambasadori i Republikës së Francës, Siril Bomgartner me këtë rast përsëriti interesin e theksuar të Francës për rajonin dhe shtoi se mu për këtë nga ky vit është forcuar prania e Agjencisë Franceze për Zhvillim në Ballkanin Perëndimor dhe veçanërisht në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Drejtori rajonal për Ballkanin Perëndimor të Agjencisë Franceze për Zhvillim, Dominik Otberg nga ana e tij theksoi se Franca dhe Agjencia kanë interes të theksuar për të marrë pjesë në më tepër projekte në Maqedoninë e Veriut, me theks të veçantë në energjetikë, shëndetësinë publike, arsimin, zhvillimin urban, bujqësinë, mjedisin jetësor dhe infrastrukturën e transportit.
Agjencia Franceze për Zhvillim, informoi drejtorin rajonal për Ballkanin Perëndimor, Dominik Otberg, se ka buxhet vjetor prej 14 miliardë eurosh dhe punon në 4.000 projekte në 115 vende në botë.