Thirrje publike për mbështetje financiare për hotelierët e regjistruar me shifrat e veprimtarisë prioritare: 56.10, 56.29, 56.30

Institucion: 
Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut
Рок на пријавување: 
10.05.2021

Në bazë të Ligjit për Realizimin e Buxhetit të Republikës së Maqedonisë së Veriut për vitin 2021 dhe setine 6të masave ekonomike të antikrizës KOVID 19në 2021, kurse në përputhje me Programin P - Masat për ballafaqimin me krizën KOVID-19, nën-programin P1 - Masat për ballafaqimin mekrizën KOVID-19, Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut - Sekretariati i Përgjithshëm shpall:
 

THIRRJE PUBLIKE
për mbështetje financiare për hotelierët e regjistruar me shifrat e veprimtarisë prioritare: 56.10, 56.29, 56.30

 

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut shpall thirrje për mbështetje financiare për hotelierët e regjistruar me shifrat e veprimtarisë prioritare: 56.10, 56.29, 56.30 në suaza të pakos së gjashtë të masave ekonomike për rimëkëmbjen e ekonomisë maqedonase dhe për daljen nga kriza ekonomike KOVID-19. Thirrja ka për qëllim të sigurojë mbështetje financiare për hotelierët të cilët ishin të mbyllur me vendim të Qeverisë përndalim të plotë të vizitorëve - mysafirëve në të gjitha objektet hotelierike dhe objektet e tjera të cilat në strukturë të së njëjtës ofrojnë shërbime hotelierike, për periudhën nga 07 deri 20 prill dhe vendimin e Qeverisë nga 20.04.2021 për vazhdimin e kufizimit (vendimi i Qeverisë), të miratuara më 05.04.2021, gjegjësisht  20.04.2021.

  1. Lëndë e mbështetjes: Mbështetje financiare e hotelierëve të cilët ishin të mbyllur me Vendim të Qeverisë, të miratuar më 05.04.2021.
     
  2. Të drejtë për pjesëmarrje kanë të gjithë hotelierët e regjistruar me shifrat e veprimtarisë prioritare: 56.10, 56.29, 56.30.
     
  3. Qëllimi i mjeteve
    Me qëllim të mbështetjes së hotelierëve të regjistruar me shifrat e veprimtarisë prioritare: 56.10, 56.29, 56.30 të cilët me Vendim të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut nga 05.04.2021 ishin të mbyllur, parasheh mbështetje financiare edhe atë në vlerë prej 15.200 denarë për të punësuar sipas numrit të orëve efektive të punës, me prerje  prej 06.04.2021, dhe 30% të të ardhurave mesatare mujore të realizuara në vitin  2019 dhe 2020 që do të shumëzohet me raportin e numrit të ditëve aq sa këto veprimtari janë mbyllur.
     
  4. Shuma e mbështetjes
    Bazë për llogaritjen e mbështetjes merren të ardhurat mesatare mujore të realizuara në vitin 2019 dhe 2020. Shuma e mbështetjes llogaritet si shumë prej 30% e të ardhurave mesatare mujore, shumëzuar me raportin e numrit të ditëve aq sa këtoveprimtari janë mbyllur. Për të gjitha subjektet nga shifrat e përcaktuara të KKV-së që janë regjistruar gjatë vitit 2019 ose 2020, bazë për llogaritjen janë të  ardhurat mesatare mujore nga dita e themelimit deri në fund të vitit 2020.

    Për më tepër, secili subjekt aktiv i regjistruar nga veprimtaritë 56.10, 56.29 dhe 56.30 do të marrë mbështetje financiare në vlerë prej 15.200 denarë për të punësuar, sipas numrit të orëve efektive të punës, me prerje prej 06.04.2021.
     

  5. Kushte të veçanta
    Çdo subjekt juridik që do të aplikojë dhe të cilit do t'i paguhen mjete nga kjo thirrje, nëse më 31.12.2021 ka numër të zvogëluar të të punësuarve krahasuar me 06.04.2021 atëherë ka për detyrë të kthejë 50% të mbështetjes financiare të pranuar në Buxhetin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

    Çdo subjekt juridik që do të aplikojë dhe marrëmjetenga kjo thirrje, nëse më 31.12.2021 e ka mbajtur të njëjtin numër të të punësuarve si më 06.04.2021 ka për detyrë të kthejë 20% nga shuma e përgjithshme e mbështetjes financiare në Buxhetin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

    Çdo subjekt juridik që do të aplikojë dhe do t’i paguhen mjete nga kjo thirrje, nëse më 31.12.2021 ka numër të rritur të të punësuarve krahasuar me 06.04.2021 nuk ka detyrime për kthimin e mjeteve në Buxhetin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.
     

  6. Formulari për aplikim 
    Subjektet deri te Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut - Sekretariati i Përgjithshëm dorëzojnë FLETËPARAQITJE në formular që është pjesë përbërëse e kësaj thirrjeje.
     
  7. Vlerësimi i fletëparaqitjeve të arritura:
    Komisioni i formuar nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut do t’i shqyrtojë kërkesat e parashtruara dhe do të përgatisë listë të kërkesave të parashtruara. Kërkesat që nuk do t’i përmbajnë të dhënat e nevojshme në përputhje me këtë thirrje publike, do të konsiderohen të paplota dhe nuk do të merren parasysh.

    Sekretariati i Përgjithshëm sipas detyrës zyrtare në bashkëpunim me DAP-in do të kontrollojë aplikacionet e arritura për tatime të paguara që nga 31.12.2019. Aplikuesit që nuk i kanë paguar tatimet e tyre më 31.12.2019 do të refuzohen.

    Komisioni për vlerësimin e kësaj thirrjeje, në bazëtë aplikacioneve të arritura dhe kriteret për përzgjedhje, do të bëjë listë përfundimtare me llogaritjen e mbështetjes financiare dhe të njëjtën do t'ia dorëzojë për shqyrtim dhe miratim Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut.
     

  8. Mënyra dhe afati i aplikimit

    Fletëparaqitja dorëzohet në një ekzemplar origjinal të vërtetuar dhe nënshkruar nga ana e personit përgjegjës të subjektit, si dhe deklaratë me të cilën parashtruesi i fletëparaqitjes pranonpërgjegjësi të plotë morale, materiale dhe penale për saktësinë e të dhënave të përmendura në fletëparaqitjen. Në bashkëngjitje të fletëparaqitjes duhet të dorëzohet Gjendja Aktuale e subjektit juridik, jo më e vjetër se 6 muaj.

    Fletëparaqitja dorëzohet në zarf të mbyllur nëpërmjet postës në adresën:

    Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut - Sekretariati i Përgjithshëm,
    Blvd. "Ilinden" nr. 2, 1000 Shkup

    ose përmes dorëzimit në arkivat e Qeverisë çdo ditë pune nga ora 08:00 deri në 16:00.

    Në pjesën e përparme të zarfit në këndin e sipërm të majtë të shkruaj "MOS E HAP", dhe poshtë tij "Mbështetje financiare për hotelierët e regjistruar me shifrat e veprimtarisë prioritare: 56.10, 56.29, 56.30".

    Kërkesat që nuk do t’i përmbajnë të dhënat e kërkuara të kësaj thirrje publike ose nëse nuk arrijnë brenda afatit për parashtrim, do të konsiderohen jo të plota dhe / ose të jo në kohë dhe nuk do të merren parasysh.

    Thirrja publike dhe ekzemplarët për Thirrjen publike për mbështetje finaciare për hotelierët e regjistruar me shifrat e veprimtarisë prioritare: 56.10, 56.29, 56.30 janë në publikuara në www.vlada.mk/oglasi.

Afati për parashtrimin e fletëparaqitjeve është deri më 10 maj.