Zaev: Masat anti-krizë japin rezultate, ekonomia po rimëkëmbet dhe këtë e konfirmon pagesa e TVSH-së që është më e lartë se 54% në raport të muajit prill të vitit 2020

“Kemi sinjale pozitive se ekonomia po rimëkëmbet, ndërsa për atë janë vërtetim  lëvizjet ekonomike pozitive dhe atë: rritja e lartë e eksportit, rritja e tregtisë, numri i rritur në kreditim dhe rritja e  pagesës mesatare,  kjo në kushte të krizës ekonomike për shkak të pandemisë,  ndërsa si  efekt direkt i të gjitha masave të sjellura anti-krizë për zbutje të pasojave sipas ekonomisë dhe standardit  të qytetarëve”,theksoi Kryeministri Zaev në seancën për pyetje të deputetëve në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

“Të ardhurat e buxhetit janë më të larta krahasuar me periudhën para krizës, 4.4% është rritja e të ardhurave totale, 5% është rritja e tatimeve dhe kontributeve. Pakoja e dytë e masave ekonomike është zbatuar 100%, ndërsa implementimi total i katër pakove të masave është 82% ose 860 milionë euro. Masat nga pakoja e pestë dhe e gjashtë janë në rrjedhë dhe gjithçka që na ndihmoi për të përmirësuar rezultatin ekonomik për 4.2 pikë përqindje", theksoi Kryetari i Qeverisë Zoran Zaev.

"Lëvizjet pozitive në ekonomi mund të detektohen më lehtë dhe shpejt përmes anës së të ardhurave të buxhetit", tha Kryeministri Zaev dhe kumtoi se në mars të vitit 2021, Drejtoria e të Ardhurave Publike realizoi pagesën e tatimeve në vlerë prej 7.720.610.346,00 denarë, e cila në Krahasuar me të njëjtin muaj të vitin 2020, përfaqëson një pagesë më të lartë të tatimeve nga ana e kompanive, e cila është një shenjë e mirë që ekonomia gradualisht po rimëkëmbet.

“Vetëm në prill të vitit 2021 të ardhurat nga tatimi mbi vlerën e shtuar janë 54% më të larta se në prill të vitit 2020," tha Kryeministri Zaev.

Kryeministri Zaev shtoi se ekonomia mbështetet si kurrë më parë dhe theksoi se pagat, pensionet, mbrojtja sociale paguhen rregullisht dhe i realizojmë të gjitha masat për të mbështetur ekonominë dhe qytetarët.

Në vitin 2020, mbi 840 kompani u mbështetën me më shumë se 65 milionë euro, ndërsa me mbi 17 milionë euro mbështeten 400 kompani investuese me mbështetje të drejtpërdrejtë.