Kryeministri Zaev, në pyetjen e deputetit për të ardhurat e punonjësve dhe të drejtat e punonjësve, theksoi rritjet e pagave të të punësuarve në institucionet shtetërore dhe në sektorin privat, përmes masave të pakove ekonomike dhe njoftoi për rritje të reja në këto sektorë dhe në gjyqësor.
“Ekziston një spirale e rritjes së pagave të punonjësve. Paga minimale prej 9,000 denarë në vitin 2017 tani është 15,200 denarë dhe nuk ka më sektorë që marrin paga nën pagën minimale, siç ishte në periudhën para vitit 2017. Kjo do të thotë se paga rritet për më shumë se 6,000 denarë për person në muaj ose 72,000 denarë për person, për të punësuar, në vit. Në bujqësi si degë, përveç që barazuam pagën minimale në këtë sektor si në të gjithë të tjerët, pagat janë rritur për 4,600 denarë," tha Kryeministri Zaev.
Ai theksoi përfitimet nga pakot e masave ekonomike që i sjell Qeveria.
"Me katër pakot ekonomike të masave, më shumë se 100,000 vende pune janë ruajtur. Mbi 400,000 qytetarë u ndihmuan për arsye të ndryshme. 65 miliardë denarë u vendosën në mënyrë të drejtpërdrejtë në amvisëri dhe kompani. Buxheti servisohet rregullisht, paratë vendosen rregullisht në qarkullim, këtu ndihma dhe aspekti shëndetësor i krizës ecën paralelisht. Duke subvencionuar kontributet e ndërmarrjeve, për të rritur pagat e punëtorëve në 6,000 denarë, 200,000 punëtorë në të gjithë vendin kanë rritur pagat e tyre.
"Shteti ka hequr dorë nga të ardhurat për realizimin e masave dhe është i gatshëm të zhvillojë më tej masa për të ndihmuar qytetarët, punëtorët dhe ndërmarrjet vendore", shtoi Kryeministri Zaev.
Kryetari i Qeverisë, Zaev, theksoi edhe rritjen e pagave gati se në të gjithë sektorët shtetërorë, shëndetësi, sociale, Armatën, arsimin.
"Me Marrëveshjen e miratuar kolektive për arsimin e lartë dhe shkencën parashikon një rritje të pagës së personelit mësimdhënës dhe jo-mësimdhënës në vitin 2021 në arsimin e lartë dhe shkencë. Nga 1 shtatori i vitit 2021, është planifikuar të rritet paga e stafit mësimdhënës në vlerë prej 8%, ndërsa prej më 01.09.2022, 7% shtesë.
Vazhdojmë me stabilizimin e ekonomisë edhe gjatë viteve 2023, 2024, 2025, duke shpresuar në përqindje më të larta. Kjo Marrëveshje kolektive u miratua për herë të parë pas 30 viteve dhe rregullon sistemin e pagave në arsimin e lartë dhe nuk ka më asnjë pasiguri kur bëhet fjalë për punën e stafit shkencor, mësimdhënës dhe jo-mësimdhënës në arsimin e lartë. Në arsim, pagat e rreth 20,000 të punësuarve në shkollat fillore dhe rreth 8,000 të punësuarve në shkollat e mesme në vitin 2020 u rritën për 10%. Bashkë me rritjen e pagave në arsimin e lartë me rreth 4500 punonjës dhe të punësuarit në institucionet publike-shkencore, ku përfshihen 220 punonjës, vjen në numrin prej 32,700 qytetarësh, të punësuar në arsim dhe shkencë, të cilët në vitin 2020 marrin paga më të larta. Me rritjen prej 10% në vitin 2020, rritja totale e pagave në arsimin fillor, të mesëm, të lartë dhe shkencë do të jetë 20.6%, duke marrë parasysh dy rritjet e mëparshme për vetëm një vit, dy herë për 5%.
Në shëndetësi, paga bazë e mjekëve specialistë është rritur për 40%, pagat e infermierëve janë rritur mes 20% dhe 23%, pagat e mjekëve të përgjithshëm janë rritur për 25%, pagat e punonjësve të kujdesit shëndetësor janë rritur për 15%. Kapitacionet për mjekët e amë gjithashtu janë rritur. Të gjithë mjekët e amë të përgjithshëm, gjinekologët dhe dentistët, nga 1 tetori i vitit 2019 marrin afërsisht 15% më shumë ose 8 denarë rritje për pikën e kapitacionit. Në vitin 2021, nga Prilli kemi një rritje tjetër të pagave për të gjithë punonjësit e kujdesit shëndetësor, si personelin mjekësor ashtu edhe atë jo-mjekësor me një shtesë prej 5%.
Në shërbimet sociale në vitin 2019 dhe më pas në vitin 2020 kemi rritje të pagave të punonjësve social dhe ofruesve të tjerë të shërbimeve në lidhje me aktivitetin e mbrojtjes sociale, mesatarisht për 22%, gjegjësisht për 4,367 denarë, në shumë neto, për punonjës. Për këta 22% kemi një rritje shtesë prej 5%, sipas Ligjit për të punësuarit në sektorin publik.
Për tetë vite, pagat në Armatë ishin të ngrira, sot pagat në mbrojtje rriten prej në 3,000 në 6,000 denarë dhe përveç kësaj çdo pjesëtar i Armatës merr 7,000 denarë për qira," tha Kryeministri Zaev.
Kryeministri Zaev gjithashtu njoftoi rritjen e pagave në gjyqësor.
“Pres që nga kjo vjeshtë, të veprojmë si Qeveri para Kuvendit me hapin e parë për të rritur bazat e përgjithshme të buxhetit të gjyqësorit, gjykatave dhe prokurorëve, kështu që në tre vjet rritje, presim që të dyfishojmë buxhetet e prokurorisë publike dhe gjyqësorit publik dhe të ndjekim të gjithë sektorët e tjerë.
Kryetari i Qeverisë, Zaev tha se USM është hapur edhe për atoo sindikata që nuk janë të përfaqësuara, se KSL nuk është sindikatë përfaqësuese, megjithatë është kyçur në punën e USM-së, se ka proces të hapur dhe gjithëpërfshirës në krijimin e tekstit të Propozim-ligjit për raporte të punës që pritet të përfundojë muajt e fundit, që dita e diel të jetë ditë jo-pune, ndërsa ata që do të punojnë do të marrin pagesë të garantuar ditore, diçka që më parë ka ndodhur rrallë.
Kjo, vlerësoi Kryeministri Zaev, duhet të jetë motivim i të gjithëve të punojmë, përmes mbështetjes së drejtpërdrejtë të punonjësve, të ekonomisë, të qytetarëve të varfër, që mundëson të ardhura shtesë në Buxhetin që ekziston për qytetarët.
"Në këtë mënyrë, do të jemi në gjendje të stimulojmë sektorin privat, ku 530,000 qytetarë punojnë, për të rritur pagat dhe për të forcuar produktivitetin dhe konkurrencën e tyre, por kjo prirje duhet të ndiqet edhe në pagat e policisë dhe të Armatës dhe në arsim dhe mbrojtj sociale dhe të gjithë sektorët e tjerë. Vetëm në këtë mënyrë do të presim një efikasitet më të madh", shtoi Kryeministri Zaev.
Përforcimi ekonomik i shtetit, sipas besimit të shprehur nga Kryeministri Zaev në seancën për pyetje të deputetëve në Kuvend, do të jep baza edhe më të mëdha që punonjësit dhe qytetarët të jenë edhe më të kënaqur nga të ardhurat, gjë që, siç theksoi “rrumbullakohet edhe cilësia e përgjithshme e jetesës për të gjithë”.