Kryeministri Zaev për mbështetjen e protestës për ngjarjet e 27 prillit: Alternativa e kësaj Qeveria tregoi se janë mbetje të regjimit të Gruevskit

Kryeministri Zoran Zaev në seancën për pyetje të deputetëve, duke u fokusuar në ngjarjet e 27 prillit, vlerësoi se mbështetja e tyre ose dënimi bën dallimin midis Qeverisë aktuale dhe mbështetësve.

"Sot është 28 prilli, një ditë pas 27 prillit - një ditë që unë nuk dua të përsëritet, as në vendin tim, as askund në botë. Grumbullimi më 27 prill tregon mbetjet e një kohe të errët dhe të regjimit, instalimet politike të Nikolla Gruevskit, përpjekjet për të sulmuar deputetë, gazetarë ende festohen - me të vërtetë është diçka që mund të thuhet se përfaqëson "alternativë" me këtë qeveri, e cila aktualisht ekziston”, tha Kryeministri Zaev.

Kryetari i Qeverisë Zaev, ftoi në respektimin e vendimeve gjyqësore.

“Sistemi gjyqësor sjell vendime në bazë të argumenteve dhe dëshmive, të fakteve – gjithçka tjetër është kundërshtim i drejtësisë, veçanërisht kur kemi dënim dhe ky është i konfirmuar me vendim të plotfuqishëm gjyqësor”, konkludoi Kryeministri Zaev.