Delegacion i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, i udhëhequr nga ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, bashkë me ministren e Kulturës, Irena Stefoska dhe ministrin e Financave, Fatmir Besimi, me rastin e përvjetorit të vdekjes së Goce Dellçevit, vendosën lule në Kishën “Shën Spas” në Shkup.
Përkujtimi i përvjetorit të vdekjes së Goce Dellçevit, si flamurtar i luftës revolucionare maqedonase, është gjithashtu një festim i vlerave që ai mbrojti në luftën për liri dhe për shtetësinë maqedonase.