Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane Nikolla Dimitrov, sot ishte nikoqir i Ministres Federale për Evropë dhe Kushtetutë të Republikës së Austrisë, Karoline Edshtadler, në kuadër të vizitës së saj në Shkup.
Dimitrov iu falënderua qasjes ndërmjetësuese të Austrisë në sigurimin e vaksinave për rajonin përmes mekanizmave të BE-së, që rezultoi me nënshkrimin e Marrëveshjes trepalëshe mes Maqedonisë së Veriut, Austrisë dhe Fajzer/BioNtek për furnizimin e më shumë se 119.000 doza vaksina, si dëshmi e fuqishme për angazhimin e saj për rajonin tonë.
“Dua t’ju falënderoj fillimisht për vizitën, mendoj që kjo pasqyron simbolikën e miqësisë tonë. Dua të falënderoj përpjekjet e Vjenës të jetë pjesë, së bashku me Komisionin Evropian, të sigurojnë 651.000 vaksina nga kompania Fajzer për rajonin tonë, këta janë vaksina që vendet e rajonit i mbulojnë me mjetet e reprogramuara të IPA-s, megjithatë në emër të BE pjesë e madhe e punës së rëndë, bisedimet me Fajzer, i bërë Austria. Gjithashtu do të doja të falënderoj për mbështetjen e qartë, të vazhdueshme dhe parimore të Austrisë për ardhmërinë evropiane të Ballkanit, dhe në këtë kornizë kuptohet edhe Maqedonisë së Veriut”
Në prag të mbledhjes së Këshillit për punë të përgjithashme (GAK), bashkëbiseduesit u dakorduan se është e nevojshme lëvizja e procesit euro-integrues i gjithë Ballkanit Perëndimor për arsye të sigurimit të parashkueshmërisë së perspektivës evropiane.
Në këtë kontekst, Dimitrov theksoi se çështja e Maqedonisë së Veriut është paprecedent dhe është test për kredibilitetin dhe ndikimin e BE-së, por edhe për postulatet si bashki e vlerave, për çka duhet të zbatohet vendimi i pakushtëzuar vitit të kaluar për fillimin e negociatave aderuese.
Dimitrov: “Ndajmë shumë interesa të përbashkëta me Vjenën, kemi marrëdhënie jashtëzakonisht të afërta politike, kemi interesa të përbashkëta ekonomike, kompanitë austriake janë të rëndësishme për ekonominë maqedonase, në kuptimin e investimeve, kemi shkëmbim të rëndësishëm tregtar njëkohësisht, ndajmë edhe interesa sigurie, që mes tjerash u pa me përvojën e krizës së migrantëve në vitin 2015 dhe 2016.
Dimitrov: “ Me Karolinën diskutuam për ngjarjet e fundit, për atë se pse është i rëndësishëm përfundimisht të kemi progres në rrugën tonë evropiane, e rëndësishme për ne, e rëndësishme për rajonin, por gjithashtu e rëndësishme edhe për Bashkimin Evropian, kredibiliteti dhe ndikimi i saj në këtë rajon është e rrethuar me vendet-anëtare. Diskutuam edhe për agjendën reformuese, për përpjekjet tona në implementimin e “Agjendës: Evropa në vend” vetëm ta informoj publikun se Austria do të ketë rol më të madh në një nga segmentet jashtëzakonisht të rëndësishëm nga ajo agjendë, dhe ajo është sundimi i ligjit, sepse pikërisht një institucion austriak fitoi grant disa vjetor të jetë mbështetës dhe ndihmë pikërisht në këtë pjesë, sundim i ligjit”.
Nga ana austriake, ministrja Edshtadler konfirmoi qëndrimin se Maqedonia e Veriut i mbushi gjitha kriteret për fillimin e negociatave aderuese me BE-në. “Ballkani Perëndimor ka rëndësi të veçantë për Austrinë, ka rrënjë historike, ka mundësi jashtëzakonisht të rëndësishme ekonomike për bashkëpunim të cilët ne këtu i shohim, ka kompani të cilët janë të stacionuar në rajon. Ballkani Perëndimor është një nyje sigurie, pa vendet e Ballkanit Perëndimor, Evropa – Bashkimi Evropian nuk do të jetë e kompletuar dhe kjo nuk duhet të shprehet me fjalë por edhe me vepra” – theksoi Edshtadler.