Kryetari I Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, i shoqëruar nga ministri I Shëndetësisë. Venko Filipçe, u takua pasdite me Karoline Edshtadler, ministre federale për Evropë dhe Kushtetutë të Republikës së Austrisë.
Në takim është shprehur e tërë mbështetja nga Austria për procesin inkuadrues të vendit tonë drejt BE-së, sepse, siç është konstatuar, vendi e meriton atë “perspektivë kredibile”.
U shpreh qëndrimi se, siç ceket, po punohet për kredibilitetin e BE-së, besimin në Bashkimin Evropian dhe për sigurinë e Unionit dhe në atë drejtim është shprehur edhe gatishmëria nga Republika e Austrisë për ndihmë në process, me qëllim të vazhdimit të integrimeve.
Kryeministri Zaev u falënderua për mbështetjen e madhe miqësore nga Republika e Austrisë për Republikën e Maqedonisë së Veriut, që rezultoi me marrëdhënie të mira bilateral në plan politik dhe ekonomik dhe mundësi të hapura për avancime të mëtutjeshme.
“Me politikat pozitive të dialogut dhe inventivitetit do të vazhdojmë të japim argument për mbështetjen nga Austria dhe nga vendet e tjera anëtare të BE-së për hapin tjetër të mëtutjeshëm në eurointegrime. U tregua se qytetarët në cilin do shtet, i ndëshkojnë nacionalizmat. Në plan vendor, kemi luftë të dukshme kundër krimit de korrupsionit, me çka tregojmë se është i mundur sundimi i së drejtës njejtë për të gjithë. Por është fakt se e ardhmja e hapur evropiane edhe për vendin tonë edhe për vendet e tjera nga rajoni ka rol motivues në proceset reformuese dhe në implementimin e vlerave evropiane”, tha kryeministri Zaev.
Kryetari i Qeverisë, Zaev, shtohet, iu falënderua Republikës së Austrisë për praninë e policëve austriakë në kufirin jugor të shtetit, në kuadër të aktiviteteve lidhur me përballjen me krizën e emigrantëve dhe theksoi se në këtë plan Maqedonia e Veriut i ndjekë praktikat dhe politikat evropiane. Bashkarisht u konstatua se perspektivat evropiane për Ballkanin Perëndimor neovjiten, mes tjerash, edhe për përballjen me këtë çështje ndërkombëtare.
Në takim, u bisedua edhe për përballjen me sfidat nga pandemia dhe për nevojat e një sistemi bashkëkohor shëndetësor në dobi të qytetarëve. Në atë drejtim, siç ceket, është theksuar nevoja e Qendrës së re të planifikuar klinike në Shkup dhe për mbështetje inkluzive ndaj projektit nga ana e faktorëve politikë në Parlament.
Kryeministri Zaev shprehi i falënderim të veçantë ministres austriake Edshtadler, për ndihmën dhe donacionet nga Republika e Austrisë në shëndetësi, si dhe për mbështetjen e madhe nga Austria dhe nga bashkimi Evropian në përballje me pasojat nga pandemia, qëndron në kumtesë.