Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev sot promovoi platformën digjitale makedonski.gov.mk në të cilën është vendosur "Fjalori interpretues i gjuhës maqedonase" i Institutit të Gjuhës Maqedonase "Kërste Petkov Misirkov" me mbi 100 mijë fjalë .
Promovimi i kësaj platforme digjitale të cilën Qeveria e promovon pikërisht sot, në ditën e gjuhës maqedonase, është aktivitet qeveritar në kuadër të Programit për shënimin e 100 vjetorit të lindjes së Bllazhe Koneskit, një nga kodifikuesit e gjuhës moderne letrare maqedonase.
Në promovimin që u mbajt në Institutin për Gjuhën Maqedonase “Kërste Petkov Misirkov” morën pjesë edhe Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, si një nga mbështetësit e programit gjatë vitit me rastin e 100 vjetorit të lindjes së Bllazhe Koneskit, ministrja e Kulturës Irena Stefoska, drejtoresha e Institutit për Gjuhën Maqedonase profesor Dr. Elena Jovanova-Grujovska dhe udhëheqësja e projektit “Fjalori interpretues i gjuhës maqedonase”, profesor Dr. Snezhana Vellkovska, si dhe disa punëtorë shkencorë nga Instituti dhe nga institucionet e tjera të arsimit të lartë nga vendi.
Kryeministri Zaev në fjalimin e tij kumtoi se prej sot Fjalori digjital interpretues i gjuhës maqedonase është në dispozicion për të gjithë ata që duan ta përdorin gjuhën maqedonase, qytetarët e Maqedonisë së Veriut, bashkëqytetarët tanë nga e gjithë diaspora maqedonase dhe individë të tjerë të interesuar, shkencëtarë dhe persona të biznesit në të gjithë botën.
“Ueb platforma makedonski.gov.mk, e cila është në pronësi të qytetarëve dhe do të ndërtohet në mënyrë shtesë nga qytetarët, unioni akademik dhe shkencor edhe më tej mbetet nën mbikëqyrjen profesionale dhe zhvillimin e Institutit për Gjuhën Maqedonase, ndërsa Qeveria është këtu për ta moderuar pjesën teknike të procesit dhe ta mirëmbajë sistemin. Kjo do të thotë se platforma do të zhvillohet më tej bashkë me të gjithë punëtorët shkencorë, lektorët, gjuhëtarët dhe studiuesit e tjerë të cilët përmes punës së tyre ndërdisiplinore përfshijnë linguistikë dhe të cilët do të jenë në gjendje të azhurnojnë, plotësojnë dhe ndryshojnë rregullisht fjalorin, në mënyrë që të rritet dhe të zhvillohet. Kjo do të mundësojë që ta ruajmë gjuhën, por edhe ta studiojmë më mirë dhe më shpejtë se kurrë”, theksoi Kryeministri Zaev në fjalimin e tij.
Zaev shtoi se "Fjalori interpretues i gjuhës maqedonase" ka një rëndësi të madhe për popullin maqedonas dhe se paraqet një arritje historike shkencore me të cilin konfirmohet se maqedonasit janë popull me një leksik të pasur, me traditë të gjatë gjuhësore dhe trashëgimi leksikore shumë të pasur, e cila nuk mund të kontestohet.
“Pasuria gjuhësore e përmbajtur në “Fjalorin interpretues të gjuhës maqedonase” është edhe një dëshmi e shumëllojshmërisë dhe veçantisë së gjuhës maqedonase në botën sllave dhe se është autentik në listën botërore. Leksiku i përfshirë në të gjashtë vëllimet e "Fjalorit interpretues të gjuhës maqedonase" është një reflektim i shumëllojshmërisë së gjuhës maqedonase nga gjuhët e tjera sllave dhe kështu një dëshmi dhe konfirmim i veçantisë së tij, theksoi Kryetari i Qeverisë në aktivitetin promovues me rastin e lansimit të platformës digjitale të" Fjalorit interpretues të gjuhës maqedonase".
Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski në promovim tha se gjuha maqedonase i jep legjitimitet identitetit maqedonas dhe se kjo është e drejta jonë natyrore dhe e drejtë themelore e njeriut dhe mbrojtës i kujtesës tonë kolektive.
“Në mënyrë aktive t’i mbështesim hulumtimet shkencore vendore dhe ndërkombëtare dhe projektet në të gjitha fushat në lidhje me gjuhën maqedonase dhe dialektet e saj. Të investojmë në sistemin arsimor maqedonas, në studimet, katedrat, lektoratet dhe botimet, të investojmë në linguistët maqedonas në vend dhe jashtë saj, në përpjekjet krijuese të shkrimtarëve dhe poetëve tanë. Në këtë mënyrë, do të qëndrojmë të bashkuar në mbrojtjen e gjuhës maqedonase", tha Presidenti Pendarovski.
Ai më tej shtoi se investimi në gjuhën dhe letërsinë maqedonase nuk është humbje e burimeve, por ndërtimi i atdheut tonë të vetëm të kompletuar, si pjesë e hapësirës kulturore dhe arsimore evropiane.
Drejtoresha e Institutit të Gjuhës Maqedonase “Kërste Petkov Misirkov", profesor Dr. Elena Jovanova-Grujovska, theksoi se lansimi i platformës digjitale të "Fjalorit interpretues të gjuhës maqedonase" makedonski.gov.mk përputhet me 95 vjetorin e vdekjes së Kërste Petkov Misirkov. Partoni i Institutit me rastin e 100 vjetorit të lindjes së Bllazhe Koneskit dhe për nder të këtyre përvjetorëve sot solemnisht e dhurojmë botimin elektronik interpretuesin e publikut maqedonas dhe botëror.
Udhëheqësi i projektit “Fjalori interpretues i gjuhës maqedonase”, profesor Dr. Snezhana Vellkovska iu falënderua shkencëtarëve të shumtë nga disa gjenerata të cilët punuan në botimin gjashtë vëllimor të “Fjalorit interpretues të gjuhës maqedonase” dhe porositi se me botimin e tij digjital korpusi i leksemave, gjegjësisht fjalëve të reja, ka mundësinë të zhvillohet dhe avancohet përmes kujdesit të vazhdueshëm për gjuhën maqedonase dhe prezantimin e saj para linguistikës botërore.