Nga takimi Zaev-Borel në Bruksel: Ekziston mbështetje shumë e fuqishme për mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare dhe nuk ka mbështetje për ndarjen e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, i shoqëruar nga zëvendëskryetari i Qeverisë i ngarkuar për çështje evropiane, Nikolla Dimitrov dhe ministrin e Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, sot realizoi takim me nënkryetarin e Komisionit Evropian dhe Përfaqësues i lartë për politikë të jashtme dhe të sigurisë  të BE-së Zhozep Borel, pas së cilës të dy bashkëbiseduesit dhanë deklarata.

“Më lejoni të theksoj shumë qartë: nuk ka mbështetje për “ndarje” – as në institucionet e BE-së, as mes vendeve – anëtare. Maqedonia e Veriut i realizoi kushtet e nevojshme për fillimin e negociatave për aderim dhe ngjashëm si Shqipëria, meriton të vazhdojë në fazën e ardhshme të procesit pa shtyrje”, theksoi Borel, gjatë së cilës theksoi mbështetje për përkushtimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut drejt rrugës evropiane.

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, në deklaratën pas takimit me Përfaqësuesin e lartë për politikë të jashtme dhe të sigurisë  të BE-së Zhozep Borel, shprehu kënaqësinë nga vizita e punës në Bruksel dhe se ai dhe delegacioni kishin mision të qartë – ta dërgojmë mesazhin nga qytetarët maqedonas deri te përfaqësuesit e BE-së se punuam shumë, kemi dhënë rezultate dhe duam të japim pjesën e duhur në të ardhmen e Evropës.

“Ne frymojmë, jetojmë dhe rritemi bashkë me  idetë dhe vlerat evropiane. Dhe e dimë s nuk ka rrugë tjetër përveç rrugës evropiane, Ne jemi të përkushtuar në vlerat e përbashkëta dhe në zbatimin e standardeve dhe kritereve të BE-së. Nuk duam më të rrimë dhe të presim. Duam të lëvizim para sepse kjo është rruga evropiane, mënyra evropiane. Ne jemi për lëvizshmëri, jo për mure”, theksoi Kryeministri Zaev pas takimit me Përfaqësuesin e lartë të BE-së, Borel.

Gjithashtu, Kryeministri Zaev theksoi se  “ne nuk kërkojmë më shumë se nga ajo që e kemi merituar, ndërsa ajo është të mbahet konferenca e parë ndërqeveritare sa më shpejtë”, ku siç vlerësoi Zaev u pranua si e merituar dhe e konfirmuar që në mars të vitit 2020 se Maqedonia e Veriut i ka plotësuar detyrimet e saj dhe se tani është koha që BE të veprojë, tha Kryeministri Zaev.

“A mund të flasim për Ballkanin Perëndimor pa Maqedoninë e Veriut? A mund të flasim për Evropën pa Ballkanin Perëndimor? Jo! Gjatë dekadave të fundit dhe në shekullin e fundit ne luftuam shumë me qëllim të gjejmë rrugën drejt paqes dhe tolerancës. Edhe tani jemi të gatshëm të integrojmë, të ëndërrojmë së bashku dhe bashkë të arrijmë rezultate”, tha Kryeministri Zaev pas takimit me Përfaqësuesin e lartë të BE-së për politikë të jashtme dhe të sigurisë dhe nënkryetar i KE-së, Borel.

Kryeministri Zaev nënvizoi se një hap pozitiv përpara për Republikën e Maqedonisë së Veriut është një mesazh inkurajues për të gjithë rajonin dhe tërheqja, për Maqedoninë e Veriut do të jetë një mesazh dekurajimi për tërë Ballkanin Perëndimor.

“Unë e di këtë dhe liderët evropian e dinë këtë. Ta bëjmë këtë së bashku në mënyrë evropiane”, tha Kryetari i Qeverisë Zaev gjatë deklaratës së përbashkët me Borel, pas takimit të tyre.
Përfaqësuesi i lartë për politikë të jashtme dhe të sigurisë  të BE-së dhe nënkryetar i Komisionit Evropian, Zhozep Borel, duke i uruar mirëseardhje Kryeministrit Zaev, theksoi se pas takimit të djeshëm të ministrave të punëve të jashtme të vendeve-anëtare të BE-së për rëndësinë e Ballkanit Perëndimor dhe për përkushtimin tonë të vazhdueshëm, madje edhe të përforcuar ndaj këtij rajoni, ka qenë e konfirmuar perspektiva evropiane e tërë rajonit.

Ai nënvizoi se ka mbështetje shumë të fuqishme që sa më shpejtë të mbahet konferenca e parë ndërqeveritare për Maqedoninë e Veriut.

Gjithashtu Borel theksoi se vendi ynë në këtë rrugë, mund të konsiderojë në mbështetjen nga institucionet evropiane njëjtë si në raport të mbështetjes me sigurimin e vaksinave për qytetarët e Maqedonisë së Veriut, gjatë së cilës theksoi Borel, dërgesa e parë prej gjithsej 120.000 vaksinave të financuara nga Bashkimi Evropian, veçmë kanë arritur në vendin tonë.