Thirrje publike për ndarjen e mbështetjes financiare për artistët e estradës

Institucion: 
Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut
Рок на пријавување: 
25.05.2021

Në bazë të Ligjit për Realizimin e Buxhetit të Republikës së Maqedonisë së Veriut për vitin 2021 dhe setin e 6të masave ekonomike të antikrizës KOVID-19 në 2021, kurse në përputhje me Programin P - Masat për ballafaqimin me krizën KOVID-19, nën-programin P1 - Masat për ballafaqimin me krizën KOVID-19, Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut - Sekretariati i Përgjithshëm shpall:

THIRRJE PUBLIKE
PËR NDARJEN E MBËSHTETJES FINANCIARE PËR ARTISTËT E ESTRADËS

  1. Lënda
    Lënda e mbështetjes financiare për artistët e estradës është  pagesë e njëhershme e mjeteve financiare në shumën neto prej 30,750 denarë për person.
    Thirrja publike për ndarjen e mbështetjes financiare për artistët e estradës ka për qëllim të sigurojë mbështetje financiare për artistët e estradës të cilët për shkak të ndikimit të Pandemisë gjatë vitit 2020, ishin të parandaluar të kryejnë veprimtari.
     
  2. Të drejtë për pjesëmarrje
    Të drejtë për pjesëmarrje në thirrjen publike kanë të gjithë artistët e estradës të cilët gjatë vitit 2020 kishin të ardhura mesatare mujore neto më të ulët se 15,000 denarë.

    Në thirrjen nuk kanë drejtë për pjesëmarrje:

    • Personat të cilët më 31.12 të vitit 2020 janë shfrytëzues të pensionit.
    • Persona të cilët gjatë vitit 2020 kanë qenë në marrëdhënie pune të rregullt
    • Personat shfrytëzues të ndihmës sociale nga programet për mbështetjen e kategorive sociale të rrezikuara të Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale
       
  3. Formulari për aplikim
    Artistët e estradës deri te Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut - Sekretariati i Përgjithshëm në dorëzojnë FLETËPARAQITJE të formularit që është pjesë përbërëse e kësaj thirrjeje publike.
     
  4. Vlerësimi i fletëparaqitjeve të arritura:
    Komisioni i formuar nga Sekretariati i Përgjithshëm dhe Ministria e Kulturës do t’i shqyrtojë kërkesat e parashtruara dhe do të përgatisë raport nga vlerësimi, llogaritja e pagesës në miratim deri te Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut.  Kërkesat që nuk do t’i përmbajnë të dhënat e nevojshme në përputhje me këtë thirrje publike, do të llogariten jo të plota dhe nuk do të merren parasysh.

    Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në afat prej tre ditëve nga dita e miratimit të listës përfundimtare, në faqen e saj të internetit do të publikojë listën e artistëve të estradës të cilët kanë realizuar të drejtën për mbështetje financiare në përputhje me këtë thirrje publike.
     

  5. Mënyra dhe afati i aplikimit
    Fletëparaqitja dorëzohet në një ekzemplar origjinal të nënshkruar nga ana e artistit të estradës, si dhe deklaratë me të cilën parashtruesi i fletëparaqitjes pranon përgjegjësi të plotë morale, materiale dhe penale për saktësinë e të dhënave të përmendura në fletëparaqitjen.

    Në bashkëngjitje të fletëparaqitje duhet të dorëzohet:

    • Fletëparaqitja tatimore vjetore për vitin 2020.

Fletëparaqitja dorëzohet në zarf të mbyllur nëpërmjet postës në adresën:

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut - Sekretariati i Përgjithshëm,
Blvd. "Ilinden" nr. 2, 1000 Shkup ose përmes dorëzimit në arkivat e Qeverisë, çdo ditë pune nga ora 08:00 deri në 16:00.

Në pjesën e përparme të zarfit në këndin e sipërm të majtë të shkruaj "MOS E HAP", dhe poshtë tij “PËR NDARJEN E MBËSHTETJES FINANCIARE PËR ARTISTËT E ESTRADËS”
Fletëparaqitjet që nuk janë të dorëzuara në afatin e përcaktuar në këtë thirrje publike, të cilat nuk janë të plotësuara në formularin i cili është pjesë përbërëse e kësaj thirrjeje publike dhe që janë të plotësuara në mënyrë jo të plotë, gjegjësisht nuk i përmbajnë të dhënat e nevojshme nga kjo thirrje publike, nuk do të shqyrtohen.

Afati për parashtrimin e fletëparaqitjeve është më së voni deri më 25 maj të vitit 2021, ora 16:00.