Kryeministri Zoran Zaev sot në kabinetin e tij u takua me Avokatin e Popullit, Naser Ziberi, të cilët u pajtuan për rendësin e pozicionit të institucionit Avokati i Popullit në aspekt të përforcimit të kritereve me qëllim mbrojtjen e të drejtave kushtetuese dhe ligjore të qytetarëve.
Kryeministri Zaev me Avokatin e Popullit bisedoji për gjendjet aktuale në vend në aspekt të vazhdimit të rrugëve evropiane të vendit në plan ndërkombëtare dhe masat e ndërmarra të cilat veç më japin rezultate në aspekt të rimëkëmbjen e ekonomisë nga kriza shëndetësore-ekonomike shkaktuar nga virusi COVID-19.
“Pavarësia juaj, efikasiteti dhe transparenca reflektohen në avancimin e parametrave të jetës së qytetarëve ju jeni korrigjues i institucioneve dhe organeve të administratës shtetërore në drejtim të sigurimit të shërbimit më efikas të qytetarëve dhe mbrojtjen e të drejtave të tyre”, tha Kryeministri Zaev duke u shprehur i kënaqur dhe transparent për vazhdimin e bashkëpunimit me institucionin.
Avokati i Popullit, Naser Ziberi, i shoqëruar nga bashkëpunëtorët e tij ia dorëzojë në formë digjitale dhe e njoftoi Kryeministrin Zaev me karakteristikat kryesore të Raportit vjetor për vitin 2020, pas së cilës pritet të sillen masa, që do të dorëzohen deri te Qeveria, të cilat kanë të bëjnë me përmirësimin e gjendjeve në drejtim të efikasitetit më të madh të funksionit të Avokatit të Popullit.
Sipas Avokatit të Popullit gjatë vitit 2020, pandemia me COVID-19 ka pasur ndikim edhe në punën e institucionit që e udhëheq, në aspekt të numrit të parashtresave të pranuara dhe në raport të aktiviteteve të tjera në drejtim të sigurimit, respektimit dhe avancimit dhe mbrojtjes të së drejtave dhe lirive njerëzore.
Bashkëbiseduesit u pajtuan se vazhdon bashkëpunimi për avancimin dhe aktualizimit të së drejtave të qytetarëve me mbështetjen e nxitjes së përgjegjshmërisë më të madhe të institucioneve me institucionin Avokati i Popullit, kompetenca e të cilit është mbrojtja e të drejtave kushtetuese dhe ligjore të qytetarëve në rast se u shkelen nga organet e administratës shtetërore dhe nga organe dhe organizata të tjera që kanë autorizime publike.