Në kampin për trajnim të Byrosë për Siguri Publike pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Llazaropol, njeriu i parë i MPB-së, Oliver Spasovski, drejtori i BSP-së Sasho Tasevski, zëvendësdrejtori i BSP-së Arif Asani, së bashku me Shefin e Departamentit për Operacione Speciale të Policisë, Branko Trajanovski dhe komandantët e njësive speciale, ishin nikoqir të stërvitjes përfundimtare në të cilën morën pjesë Kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, zëvendëskryeministri për luftë kundër krimit dhe korrupsionit, Ljupço Nikollovski dhe ministrat Venko Filipçe dhe Bllagoj Boçvarski.
Me kënaqësi të veçantë nga të pranishmit u ndoq ushtrimi i përbashkët përfundimtar i oficerëve të policisë, kandidatë për pranim në Njësinë Speciale Antiterroriste - Tigri dhe Njësinë për shpërndarje të shpejtë pranë Byrosë e për Siguri Publike të MPB-së.
Bëhet fjalë për oficerë të policisë të cilët me sukses e përfunduan trajnimin seleksionues dhe u paraqitën për punë në këto njësi organizuese të MPB-së. Gjatë ushtrimit para të pranishmëve, kandidatët demonstruan nivelin e gatishmërisë, aftësitë dhe taktikat që ata kanë zotëruar gjatë trajnimit, të cilat ata do të jenë në gjendje të zbatojnë në aktivitetet e tyre të përditshme të punës në dy njësitë elitare të Ministrisë së Punëve të Brendshme. Me këtë rast, Ministri Spasovski i dha Kryeministrit Zoran Zaev një pllakë për bashkëpunim dhe partneritet, dhe falënderoi kryetarin e Komunës së Mavrovës dhe Radostushës, Medat Kurtovski, për partneritetin dhe realizimin e suksesshëm të qëllimeve me interes të përbashkët në modernizimin e kapaciteteve të MPB-së, Drejtori i Agjencisë për Menaxhimin e Pronës së Konfiskuar Faton Asani dhe drejtori i Parkut Kombëtar Mavrovë, Samir Ajdini.