Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, i shoqëruar nga ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe dhe drejtori i Klinikës për Kirurgji Torakale dhe Vaskulare, dr. Nexhati Jakupi, realizuan inspektimin e punëve ndërtimore të përfunduara në kirurgjinë torakale.
Në rikonstruimit e repartit janë investuar 60 milionë denarë për rinovimin e tërësishëm të sallave kirurgjike të kësaj klinike, si dhe furnizimin me pajisjen më bashkëkohore.
“Ky është rezultat i kujdesit tonë të plotë për trajtimin e pacientëve, sepse kujdesi cilësor shëndetësor është përparësia jonë. Me këtë rikonstruim, i cili është pjesë e investimeve kapitale në institucionet shëndetësore publike, Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut konfirmon përcaktimin e saj të fuqishëm për ndërtimin e një sistemi shëndetësor të qëndrueshëm dhe efikas që do të jetë një mbështetje e fortë për qytetarët", tha Kryeministri Zaev në deklaratën për media.
Gjatë 4 viteve të fundit, shtoi Kryetari i Qeverisë Zaev, Ministria e Shëndetësisë punoi në mënyrë intensive në përmirësimin e kushteve në institucionet publike shëndetësore, me qëllim shërbim më cilësor për pacientët dhe kushte më të mira për punën e punonjësve shëndetësor. Me forca të përbashkëta i realizuam investimet kapitale në rikonstruime dhe infrastrukturë në 32 shërbime shëndetësore në vend.
“Në korniza të këtij plani sot promovohen sallat e reja të Klinikës për Kirurgji Toralake dhe Vaskulare, tërësisht të rinovuara në mënyrë që asnjë sallë operacioni në këtë bllok, ku me vite realizohen intervenimet më të komplikuara, nuk janë rinovuar më shumë se 60 vite. Tani, falë këtyre sallave tërësisht të rinovuara, mjekët tanë, ekspertët nga sfera e kirurgjisë vaskulare dhe torakale do të mund t’u ofrojnë shërbime shëndetësore pacientëve, njëjtë si në qendrat spitalore më të zhvilluara evropiane. Kjo do të thotë që muret, dyshemetë, qarkullimi i ajrit bëhen sipas të gjitha standardeve evropiane. Pajisjet e vendosura në salla ofrojnë një mundësi që pacientët tanë të marrin shërbime të çdo lloji dhe më shumë sesa në fushën e kirurgjisë torakale dhe vaskulare, nuk ka nevojë të dërgohen pacientë për mjekim jashtë vendit”. tha ministri Filipçe.
Drejtori i Klinikës për Kirurgji Toralake dhe Vaskulare, dr. Nexhati Jakupi theksoi se paralelisht me luftën me virusin korona dhe funksionimin në kushte të pandemisë në vitin që kaloi është rrumbullakuar investimi në rinovimin dhe pajisjen e sallave kirurgjike në Klinikën për Kirurgji Toralake dhe Vaskulare dhe se në kohë të duhur investohen të gjitha përpjekjet në sistemin shëndetësor në kushte më të mira të punojë dhe në interes të qytetarëve të vendoset në funksion.