Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev sot në Aeroportin ndërkombëtar të Shkupit dërgoi reprezentacionin maqedonas të futbollit në Bukuresht, Rumuni, ku do të luhen dy ndeshjet e para të Kampionatit Evropian të Futbollit.
Në ceremoninë e dërgimit, Kryeministri Zaev futbollistëve dhe ekipit profesional u dëshiroj paraqitje të suksesshme në EURO 2020, fat, lojë të mirë në ekip dhe lojë të ndershme dhe të vazhdojnë me sukseset me të cilat tashmë po shkruajnë faqe të reja në historinë e futbollit maqedonas duke u kualifikuar në Kampionatin Evropian.
Ekipi jonë nacional, tha Kryeministri, tregoi se me punë këmbëngulëse, me zemër të guximshme në fushë dhe reprezentacioni jonë i futbollit mund të jetë pjesë e ekipeve më të mëdha evropiane.
“Dua edhe një herë t'ju falënderohem edhe të bëj nderimet e mia nga zemra, për atë që na bëtë të lumtur dhe na bëni krenarë maqedonas! Dua që t'ju uroj suksese, shëndet të mirë dhe lojë të shkëlqyeshme në ekip! Gjithsesi do të gëzohemi për të gjitha rezultatet e juaja! “Dua të theksoj se investimi juaj në fushë, aftësia, zemra e guximshme në fushë, neve spektatorëve veçanërisht na bën krenarë dhe të gjithë ne bashkë dërgojmë mesazhe të lidhjes dhe unitetit”, theksoi Kryeministri Zaev.
Ai shtoi se loja e tyre në ekipe, respekti dhe qëndrimi ndaj shtetit dhe përkatësisë përcjell një mesazh të madh se vetëm me unitet, respekt dhe bashkim, fitorja është e mundur.
“Ju, përfaqësuesit tanë të respektuar nacional, anëtarë të reprezentacionit të Maqedonisë, ju që prej tani jeni fituesit tanë! Ju jeni krenaria jonë! "Le të fitojë ndeshja e futbollit dhe shpirti sportiv”, u tha Kryeministri Zaev futbollistëve gjatë nisjes për në Bukuresht, Rumani, ku do të luhen dy ndeshjet e para të Kampionatit Evropian të Futbollit.